"Telosa" qyteti i së ardhmes i frymëzuar nga Aristoteli - Business Magazine Albania

“Telosa” qyteti i së ardhmes i frymëzuar nga Aristoteli

Kjo komunë ende teorike shpreson të mirëpresë banorët e saj të parë në 2030. Po ta mendosh, do të jetë plot energji dhe mundësi si Nju Jorku, por edhe e pastër dhe efecientë si Tokio, me shërbime të qëndrueshme dhe një sistem menaxhimi si ai i Stokholmit.

Është shumë e lartë steka e vënë nga Marc Lore, ish CEO i një prej gjigantëve të ekonomisë amerikane, Walmart, për atë që premton të jetë një nga projektet më ambiciozë arkitektonikë në Shtetet e Bashkuara.

Një qytet i ri, super teknologjik, i mirë menaxhuar, me shërbime që mund të aksesohen nga banuesit e saj të gjithë në më pak se 15 minuta. Lore është i bindur që fondet për këtë qytet nuk do të mungojnë, duke filluar nga ato shtetërore dhe deri në financime të disa fondeve të etura për të investuar në projekte të “çmendura” por me perspektivë.

Në fazën finale qyteti mendohet të arrijë deri në 5 milionë banorë, me një investim që kap të paktën 400 miliardë dollarët, por Lore thotë se faza e parë, që do të përfshijë fillimisht rreth 50 mijë banorë dhe një investim deri në 25 miliardë dollarë, mund të fillojë shumë shpejt. Për ketë arsye, hapësira të mëdha në Arizona, Teksas, Juta dhe Nevada po shqyrtohen me vëmendje si vendndodhja ideale për Telosa City.

Lore, i cili themeloi gjigantin e tregtisë elektronike Jet.com, beson se Telosa ka potencialin të jetë një qytet vërtet utopik. I përshtatshëm, pasi emri rrjedh nga fjala greke për “qëllim më të lartë”. Do të ndërtohet mbi idenë e “barazimit”, një kthesë mbi kapitalizmin e përqendruar rreth pronësisë së komunitetit.

Në qoftë se Lore është mendja financiare e projektit, arkitekti që do ta vë në praktikë është danezi Bjarke Ingels, i njohur për shumë projekte ku qëndrueshmëria dhe përdorimi i energjive alternative janë thelbësore, si në rastin e inceneratorit të Kopenhagen, të shndërruar edhe në qendër rinore, konferencash dhe sportesh të ndryshme.

Telosa do të ketë rrugë të hapura që i japin përparësi këmbësorëve dhe çiklistëve, por që ende ofrojnë hapësirë për transport publik autonom. Do të jetë i mbushur me hapësira publike të gjelbra. Do të ketë gjithashtu lehtësira për riciklimin e ujit dhe përpunimin e energjisë së rinovueshme për të promovuar qëndrueshmërinë afatgjatë. Dhe në qendër, do të jetë një kullë gjigante shikimi e quajtur Equitism, e cila do të veprojë si një fener për qytetin dhe një vend takimi për banorët e tij.

“Projekti përqafon rëndësinë për impaktin mjedisor skandinav dhe lirinë e kulturës amerikane”,- thotë për projektin vetë arkitekti. Nuk do të mungojnë qiellgërvishtës që shërbejnë edhe si depozita uji për komunitetin, çati që furnizojnë me energji diellore çdo ndërtesë dhe e shpërndan aty ku ka më nevojë.

Ideatorët mendojnë se qyteti i ri amerikan do të shohë përfundimin e fazës së parë brenda vitit 2030. E ardhmja po afron. Sipërmarrësi beson se Telosa përfundimisht mund të ketë një vlerë prej 1 trilion dollarë dhe të gjenerojë 60 miliardë dollarë në vit për banorët e saj.

DAILY MAIL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0