Teknologjia po na shkatërron kujtesën - Business Magazine Albania

Teknologjia po na shkatërron kujtesën


Në ditët e sotme, për të shmangur vendosjen e trurit në punë na vjen në ndihmë teknologjia. Mjafton një klikim në telefonin inteligjent dhe ky i fundit zgjidh për ne detyra praktike, që deri para disa vitesh i bënim me tru.
Numra telefoni, adresa, datëlindje… pse duhet t’i mbajmë mend kur na ndihmojnë aparaturat dixhitale për t’i mbajtur mend ato?

Njerëzit po heqin dorë me shpejtësi nga përpjekjet për të mbajtur mend vetë, duka ja transferuar këtë detyrë telefonave inteligjentë, tabletëve apo pajisjeve të tjera… dhe kjo jo pa kosto.

Sipas një hulumtimi të ‘Kaspersky Lab’, 90% e përdoruesve të pajisjeve teknologjike vuan nga amnezia dixhitale, mbi 70% nuk mbajnë mend numrat e telefonave të personave më të afërt dhe 49%, as të partnerit të tyre.

Por a po na bën kjo më ‘të trashë’? Për antropologen Genevieve Bell jo, përkundrazi.

“Teknologjia na ndihmon të rritemi më të zgjuar, të bëjmë pyetjet e duhura”, thotë ajo.

Krejt të kundërtën mendon antropologu Andrew Keen, autor i ‘Interneti nuk është përgjigja’, sipas të cilit po humbet ‘ushtrimi i trurit’. “Mendjet janë dembelosur. Truri është një muskul që po stërvitet gjithnjë e më pak dhe e gjitha kjo për faj të teknologjisë”, thotë ai.

Këto dy qëndrime kanë ngjallur debate ku secila palë mbron me fanatizëm qëndrimet e saj, sidomos në forumet teknologjike në internet. Por lajmi i mirë, sipas Marie Wimber e Universitetit të Birmingamit, interneti dhe pajisjet teknologjike thjesht kanë ndryshuar mënyrën e ruajtjes së informacionit.

“Nuk na bën më ‘të trrashë’, por më të zotë në mënyrën se ku dhe çfarë kërkojmë”, thotë ajo.

Burimi: gazetaekonomia.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0