Teknika çlodhëse për sytë kur qëndroni gjatë para kompjuterit - Business Magazine Albania

Teknika çlodhëse për sytë kur qëndroni gjatë para kompjuterit

Teknika çlodhëse për sytë kur ëndroni gjatë para kompjuterit

Ka shumë pak prova të besueshme shkencore se ushtrimet e syve mund të përmirësojnë shikimin. Megjithatë, ushtrimet mund të ndihmojnë të ndiheni më mirë.Ushtrimet e syve mund të mos përmirësojnë shikimin tuaj, por mund të ndihmojnë në rehatinë e syve, veçanërisht nëse sytë tuaj irritohen në punë.
Një gjendje e njohur si tendosje digjtale e syve është e zakonshme tek njerëzit që punojnë në kompjuter gjatë gjithë ditës. Kjo gjendje mund të shkaktojë:

1- Sytë e thatë
2-Shikim i turbullt
3-Dhimbje koke

Si të ushtroni sytë
Këtu janë disa lloje të ndryshme ushtrimesh për sytë që mund t’i provoni, në varësi të nevojave tuaja.
Ndryshimi i fokusit. Ky ushtrim funksionon duke sfiduar fokusin tuaj. Duhet të bëhet nga një pozicion ulur. Mbajeni gishtin tregues disa centimetra larg syrit tuaj. Përqendrohuni në gishtin tuaj. Ngadalë, largoni gishtin nga fytyra, duke mbajtur fokusin. Shiko larg për një moment, në distancë. Përqendrohuni në gishtin tuaj të shtrirë dhe ngadalë kthejeni atë drejt syrit tuaj. Shikoni larg dhe përqendrohuni në diçka në distancë. Përsëriteni tri herë.

Fokusi afër dhe larg

Ky është një tjetër ushtrim përqendrimi. Ashtu si me atë të mëparshme, duhet të bëhet nga një pozicion ulur. Mbajeni gishtin e madh rreth 10 cm nga fytyra juaj dhe përqendrohuni në të për 15 sekonda.
Gjeni një objekt afërsisht 10 deri në 20 metra larg dhe përqendrohuni në të për 15 sekonda.
Kthejeni fokusin te gishti i madh. Përsëriteni pesë herë.

Figura tetë

Ky ushtrim duhet të bëhet edhe nga një pozicion ulur. Zgjidhni një pikë në dysheme rreth 10 metra para jush dhe përqendrohuni në të. Gjurmoni një figurë imagjinare tetë me sytë tuaj. Vazhdoni të gjurmoni për 30 sekonda, më pas ndërroni drejtimet.

Rregulli 20-20-20

Lodhja e syve është një problem i vërtetë për shumë njerëz. Sytë e njeriut nuk supozohet të jenë ngjitur në një objekt të vetëm për periudha të gjata kohore. Nëse punoni në kompjuter gjatë gjithë ditës, rregulli 20-20-20 mund të ndihmojë në parandalimin e tendosjes digjitale të syve. Për të zbatuar këtë rregull, çdo 20 minuta, shikoni diçka 20 metra larg për 20 sekonda.

Healthline

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0