TEDx Tirana: a jemi vërtetë të lidhur me njëri-tjetrin?

TEDx Tirana: a jemi vërtetë të lidhur me njëri-tjetrin?


Si qenie sociale, njeriu ka nevojë të flasë, të dëgjojë, të ndjejë. Të shprehet dhe të ndajë ndjenjat e veta me njerëzit e afërm.

Në të njëjtën kohë, njeriu është sot qenie në evoluim të vazhdueshëm. Nga letrat me pëllumb, tek Twitter-i, nga mesazhet me tym, tek “emoji” dhe nga tellalli te Facebook. Njerëzit kurrë nuk kanë qenë më të lidhur me njeri-tjetrin, apo …

Edhe këtë shkrim me shumë gjasa po e lexoni nga ekrani i një telefoni, në kafe, në zyrë apo rrugës për në shtëpi. Ngrije kokën dhe shiko rrotull për një çast. Pranë teje ke njerëz të cilët as që i ke vënë re. Telefonat janë bërë projeksion. Pra, a jemi vërtetë të lidhur?!

Kjo pyetje, si dhe çështje të tjera do të diskutohen të shtunën në eventin e madh të Tedx Tirana. 10 folës, në 10 fjalime unike do të të bëjnë të mendohesh, të frymëzohesh dhe të lidhesh më fort me vetën tënde dhe të tjerët.

Eventi i titulluar “Connectivity” do të mbahet tek Kisha Orthodokse “Ringjallja e Krishtit”.

Me fjalimet e tyre, 10 folës do t’ju bëjnë të futeni në mendime, të reflektoni dhe të frymëzoheni.

Folësit e këtij viti janë: Herald Friedl, Mark Kosmo, Vasjen Kastro, Taulant Muka, Lori Amy, Edon Muhaxheri, Alice Taylor, Genti Selenica, Dhurata Thanasi dhe Jeta Xharra, të cilët do të rrëfejnë diçka të tyrën dhe do të “lidhen” me publikun.

Biletat i gjeni në Destil Hostel Albania ose mund t’i blini nga kudo  me EasyPay në:

https://ticket.easypay.al/events/Tirana/all

Aktiviteti nis në ora 16:30, me 15 Shtator tek Katedralja Orthodhokse, Tiranë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0