Tech Community Xmas meetup! - Business Magazine Albania

Tech Community Xmas meetup!

~2 minuta lexim


UK Albania Tech Hub dhe ICTSmedia nën mbështetjen e Ambasadës Britanike Tiranë, ju fton në festën e tij të fundvitit Meetup & Xmas në Tiranë.

Tema: Roli i akseleratorëve të startup-ve, organizatat mbështetëse të inovacionit dhe vetë startup-et mund të trajtojnë disa nga sfidat me të cilat përballen në Shqipëri.

Data: 20 Dhjetor 2019
Ora: 18:00 – 20:30
Vendndodhja: Hotel Mak Albania, (ish Sheraton), në hapësirën e restoranteve.

Si të marrësh pjesë?

Ju keni të drejtë të merrni pjesë në këtë event nëse keni pranuar ftesën zyrtare nga organizatorët. Ftesa për të marrë pjesë mund të jepet duke mbushur formularin e regjistrimit në linkun: https://ictlab.com/tech-community-xmas-meetup/

Pse të marrësh pjesë?

Nën shoqërinë e tingujve muziokorë të fundvitit dhe Krishtlindjeve të ushqimit dhe birrave do të keni mundësinë të rrjetëzoheni me 100+ mysafirë, startup-e, mentorë, investitorë dhe sipërmarrës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Bëje me pasion ose mos e bëj fare.”
— Rosa Nouchette Carey
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0