Të rinjtë shqiptarë po fitojnë trefishin e pagës mesatare duke punuar freelance. Ja se si! - Business Magazine Albania

Të rinjtë shqiptarë po fitojnë trefishin e pagës mesatare duke punuar freelance. Ja se si!

Learnio

Në një intervistë me Tresi Dimushi, Menaxhere e Operacioneve në Learnio, zbulojmë misionin e Learnio për të trajnuar të rinjtë shqiptarë të fillojnë karrierën e tyre freelance.

Si erdhi ideja e sjelljes së këtyre kurseve në Shqipëri? A mendoni se ishte koha e duhur për tregun shqiptar?

Learnio është Akademi Daneze Trajnimi Dixhital dhe ka mbi 9 vite që operon në tregun global, duke trajnuar në këto kurse të rinjtë e gjithë botës dhe duke i aftësuar ata për të punuar në tregun global të punës freelance. Vitet e fundit me rritjen e informacionit, gjithmonë e më shumë shqiptarë po regjistrohen në portalet e punës freelance si Fiverr, Upwork, People per Hour, etj. duke punuar me kompani të huaja e duke fituar mjaft mirë. Me ardhjen e pandemisë Covid-19 u vu re që puna nga shtëpia ishte një farë shpëtimi dhe komoditeti që më parë nuk ishte vlerësuar si në ato momente dhe u kuptua që kjo do të jetë realisht e ardhmja e punës. 

Megjithatë Shqipëria ende nuk po e shfrytëzon sa duhet potencialin e madh që ky lloj tregu ofron, i cili në botë ka filluar të përhapet që prej viteve 2004-2005, kur filluan dhe websitet e para të punës freelance. Duke parë mangësitë e Shqipërisë në aftësimin dhe punën dixhitale por dhe problemin që kemi me emigracionin e lartë që po përjeton Shqipëria për aryse të mungesës së prespektivave të punësimit lokal, menduam që eksperienca e Learnio është fiks ajo çka i duhet të rinjve shqiptar sot. Puna online për Shqipërinë përbën një mundësi të shkëlqyer që ti të paguhesh si i huaj pa patur rëndësi nëse ti banon në Tiranë, Kukës, Tropojë, Delvinë, Konispol, etj. Me mundësitë që interneti të ofron sot, mjafton vetëm një kompjuter/laptop dhe ti mund të punosh nga kudo dhe të vendosësh vetë për oraret, volumin e punës, sa do paguhesh… “It’s a great time to be alive!”

Sa është përqindja e të rinjve, të cilët janë përfshirë në këto fusha momentalisht? Sa i lartë është interesi i tyre?

Shifra ekzakte në nivel kombëtar nuk ka por gjatë viteve dhe studimeve të tregut që kemi bërë kemi vënë re se interesi ka ardhur gjithmonë e në rritje. Mendojmë që një ndër arsyet pse është rritur interesi ka qenë eksperienca pozitive e të rinjve që punojnë tashmë në këto fusha dixhitale dhe online, dhe janë duke i i ndarë këto eksperienca dhe në shoqëritë e tyre, kolegët, familjarët, apo dhe në rrjetet sociale. Në Shqipëri funksionon shumë me “passa-parola” pasi është gjithmonë tendenca që i besohet më shumë eksperiencës së dikujt që njeh, sesa asaj që të përcjell media. Edhe në rastin tonë, shumica e studentëve të rinj që na vijnë për t’u regjistruar vijnë pas rekomandimit të ndonjë miku apo kolegu që ka ndjekur më parë kurset tona dhe ka filluar të punojë e fitojë nga shtëpia. Kjo është diçka pozitive për ne. Megjithatë e shohim që ende ka një farë skepticizmi apo mosbesimi që ndoshta vjen dhe nga mungesa e informacionit. Por, jemi optimiste pasi e dimë që kjo është e ardhmja e punësimit. 

Na tregoni një histori suksesi të dalë nga iniciativat tuaja? 

Histori suksese kemi shumë, por mbase ajo që ja vlen më shumë të përmendet është fakti se vitin e kaluar rreth 100 studentët tanët gjetën punët e para të tyre si freelancers ende pa mbaruar trajnimi, pra që në muajin 3-të trajnimit. Gjithashtu kemi bërë një pyetësor për të parë sa fitojnë ish-studentët tanë dhe mund të themi se mesatarisht paga e tyre (si fillestarë) fillon nga 9$/ora por një pjesë e mirë e tyre janë duke fituar edhe më shumë se kaq. Kjo është goxha arritje e madhe për ne, duke parë se pagat mesatare në Shqipëri sipas INSTAT 2022 janë rreth 3$/ora. Pra studentët tanë edhe pse në fillesat e punës së tyre online po fitojnë minimalisht 3 herë më shumë se sa mesatarja në Shqipëri. Sa më shumë eksperiencë të fitojnë në vazhdim aq më shumë do e rrisin dhe pagën për orë dhe kjo është ajo çka na motivon më shumë në punën tonë të përditshme. 

Çfarë duhet të presë një i regjistruar në kurset tuaja, pas përfundimit të kursit?

Pasi studenti ka përfunduar me trajnimin për fushën dixhitale që ka përzgjedhur, muajin e fundit trajnimi përqëndrohet në asistimin dhe mentorimin e studentit në ngritjen e profilit personal në websitet më të famshme të punës freelance, gjetjen e punëve e projekteve të para, asistohet në aplikimet për punë, në negocimet e pagesave, prezantimin e punëve etj. 

Gjithashtu pas përfundimit të trajnimit, studentët që kanë mbaruar me sukses përfitojnë certifikim Skandinav nga Learnio, e cila siç e përmenda pak më sipër, është kompani Daneze. Çertifikata vjen me barcode personal lehtësisht të verifikueshëm për vlefshmërinë dhe cilësinë e saj nga kushdo. Studentët tanë mund ta postojnë certifikatën e tyre në profilet e tyre, edhe në LinkedIn dhe mjafton një skanim i barcod-it të certifikatës dhe ata krijojnë lehtësisht më shumë besueshmëri te dikush që po e vlerëson si kandidat potencial për punë. Pra pas përfundimit të kursit ata janë gati të pajisur me gjithë informacionin dhe mjetete e nevojshme për t’u punësuar në tregun global. 

A ka ndonjë kriter moshe, apo njohurish për regjistrimin në tri kurset?

Njohuria e mëparshme në fushat përkatëse nuk është e nevojshme pasi ne fillojmë nga bazat, pra niveli fillestar, dhe kushdo mund të regjistrohet, mjafton të ketë dëshirën dhe vullnetin për të mësuar dicka të re. 

Më pas kemi dhe kurset e nivelit 2, më të avancuar, për ata që studiojnë apo kanë pak më shumë eksperiencë në fushën përkatëse dhe duan të avancojnë më tej. Sa i përket moshës, kriteri i vetëm është që duhet të jesh mbi 16 vjeç për t’u regjistruar në kurset tona. Kjo pasi mendojmë që rreth moshës 16 arrihet pjekuria e duhur për të vlerësuar zgjedhjet e mundshme të karrierës dhe ka më shumë seriozitet e përkushtim gjatë trajnimit. 

Cila është mendësia që duhet të kenë të regjistruarit për të qenë gati për kursin?

Duhet të jenë të përkushtuar ndaj hapit që po ndërmarrin, duke qenë se do fillojnë një rrugëtim të ri karriere që do u hapë shumë dyer dhe si rrjedhim do u duhet të mësojnë shumë gjëra të reja që mbase nuk i kanë ditur më parë. Angazhimi në detyrat e kursit dhe ndjekja e rregulltë e leksioneve është shumë e rëndësishme për të mos humbur rrjedhën pasi kursi është relativisht intensiv. Duhet të jenë të vetëdijshëm që puna dixhitale online do të thotë të dalësh nga “comfort zone” me të cilën mund të jenë mësuar pasi kur punon me klientë nga e gjithë bota, do hasesh me kultura dhe mënyra të ndryshme komunikimi. Por në fund të rrugëtimit gjithçka do ja vlejë pasi liria financiare, kohore dhe fleksibiliteti i fituar në fund, nuk kanë çmim.

Regjistrohuni tani në kurset e Learnio. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0