Të rinjtë mund të presin vitin 2022 për t’u vaksinuar

Të rinjtë mund të presin vitin 2022 për t’u vaksinuar

vaksinë

Janë të shumta kompanitë në vende të ndryshme të botës që po hulumtojnë mbi vaksinat e mundshme për të parandaluar COVID-19.

Por sipas OBSH, edhe pse vaksinat e para mund të dalin pas pak muajsh, personat në moshë të re dhe me shëndet të plotë mund të presin edhe një vit për t’u vaksinuar, përcjell The Guardian.

Lexoni: Të gjitha rastet kur duhet mbajtur maska dhe kur lejohet të mos e përdorni

Lajmin e pohon drejtoresha e hulumtuesve të OBSH-së, Soumya Swaminathan, që tregoi se do të jetë i pamundur vaksinimi në masë i gjithë popullsisë botërore brenda vitit. “Prioritet do të kenë punonjësit e shëndetësisë dhe ata që ndodhen në vijë të parë, më pas do të jenë të moshuarit”, duke shtuar se “një person i ri dhe  i shëndetshëm mund të presë vitin 2022”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0