Do të punosh për ne?

Do të punosh për ne?


Është shumë domethënëse të kontribuosh në rritjen e një komuniteti të tërë në një nga qytetet me rritjen më të shpejtë në Shqipëri. Ditë pas dite po ndërtojmë një model turistik që forcohet dhe rritet me besim.

Për të ecur më tej kemi nevojë për ndihmën tënde. Në 4 pika të reja turistike, Fondi po kërkon të rinj energjik dhe të talentuar që mund të presin vizitoret me elegancën dhe ndjeshmërinë e një miku kur të vjen në shtëpi! Nëse mendon që mund ta bësh, shiko pozicionet e hapura në faqen tonë të karrierës duke klikuar këtu.

Duke filluar nga shërbimi, guidimi, dhe sportet e aventurës, ka një pozicion për ty nëse turizmi është në planet e tua. Si mund të mos duash të punosh në këtë vend?

Shiko pozicionet, mendohu, dhe na shkruaj. Do të ishte kënaqësi të flasim me ty nëse ndan vizionin tonë për të ardhmen e komuniteteve të vogla turistike.

Fondi i Investimeve në Turizëm

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0