Të punësuarit mbi 80 mijë lekë/muaj detyrim për deklarim – Ulet pragu i plotësimit të DIVA-s në tatime në 1.2 milionë lekë/vit - Business Magazine Albania

Të punësuarit mbi 80 mijë lekë/muaj detyrim për deklarim – Ulet pragu i plotësimit të DIVA-s në tatime në 1.2 milionë lekë/vit

pragu i plotësimit të DIVA-s

Çdo person i punësuar në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale të Vjetore e të Ardhurave pranë administratës tatimore.

Projektligji i ri për “Tatimin mbi të ardhurat” i hartuar nga Ministria e Financave dhe i hedhur së fundmi për konsultim, ka ulur pragun e detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri. Deri më tani këtë detyrim e kishin individët me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë në vit.

Ndërsa neni 67 i projektligjit, përcakton se: Një person  është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore të tij/saj janë: Më shumë se 1,200,000  lekë e të ardhurave bruto nga punësimi, ose më shumë se  50,000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim.  E thënë ndryshe nga kjo iniciativë preken ata individë që aktualisht marrin një pagë neto mbi 80 mijë lekë në muaj.

Këta individë nuk do të paguajnë tatim ekstra pas plotësimit të deklaratës pasi e paguajnë atë në mënyre progresive për çdo muaj. Por qëllimi i Ministrisë së Financave është zgjerimi i regjistrit të të ardhurave totale të individëve të punësuar në optikën e tyre, në mënyrë që ta kenë më të thjeshtë kontrollin e shpenzimeve uljen e evazionit.

Pavarësisht se ligji parashikohet të hyjë në fuqi në 1 Janar 2023, deklarate e të ardhurave personale, formati i së cilës do të ndryshojë, do të plotësohet për herë të parë pas përfundimit të vitit tatimor, në Prill të 2024-ës.

Skan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0