Të mos bëjmë gabimet e Italisë. Nevojitet solidaritet dhe vetëizolim - Business Magazine Albania

Të mos bëjmë gabimet e Italisë. Nevojitet solidaritet dhe vetëizolim


Mjaftuan dy javë për të marrë përmasa kombëtare infektimi me korovavirus në Itali. Pavarësisht masave urgjente që mori qeveria italiane dhe forcimi më tej i këtyre masave, populli italian dështoi ta izolojë virusin vetëm në rajonin e Lombardisë.

Në më pak se dy ditë në Shqipëri, që kur u zyrtarizua epidemia, sjelljet e qeverisë dhe të qytetarëve shqiptarë janë të ngjashme me ato italianë. Qeveria mori masa shtrënguese të hënën paradite, dhe u rishfaq në një mbledhje të dytë të martën pasdite me masa të tjera shtrënguese. Ndërkohë, shumë qytetarë e fëmijë që dolën të lirë nga shkollat nuk ngurruan të mbushin lokalet paraditen e së martës, duke treguar se nuk e kanë kuptuar rrezikun që u kanoset, e që nuk është më as tek shteti fqinj, as te komshiu, por te dera e hapur e shtëpisë.

Kur po lufton e drobitur mjeksia italiane, vend me të ardhura disa herë më të larta se yni, pyetje e madhe është sa mundet mjeksia shqiptare t’i përgjigjet me dinjitet këtij virusi. Ndërkohë, mijëra mjekë e infermierë shërbejnë në Gjermani e Botë. Pikëpyetje të mëdha tek mjeksia, pikëpyetje të mëdha tek qeveria. Por, ti individi a je duke e bërë detyrën tënde?! Aq më tepër kur ke dyshime në aftësinë e strukturave publike…

Vendimet e qeverisë shqiptare duken në lartësinë e vendimeve të qeverisë italiane pak javë më parë. Por kryeministri italian ftoi qytetarët si bashkëdhëtarë në këtë betejë, ndërsa shetasit nisën të rrugëtojnë për t’u larguar nga zona e kuqe, duke mbartur me vete edhe virusin. Fatura shëndetësore që po paguan Italia prej ditësh është shumëfishuar pikërisht për shkak të mungesës së respektimit të rregullave nga qytetarët duke e bërë këtë situatë të pamenaxhueshme. Pas vazhdimit të lëvizjeve në zonat e veriut, qytetarët u dyndën drejt jugut duke e përhapur më tej virusin.

Të papërballur me një situatë të tillë më parë, nuk jemi të përgatitur të vetërespektojmë masa drastike, mos përshëndetja, mungesa e konsumit të kafes me miqtë, qëndrimi i vazhdueshëm në shtëpi. Pjesa dërrmuese e familjeve nuk janë të përgatitura për vetëizolim edhe për shkak të pamundësisë financiare. U duhet të punojnë sot për sot. Kompanitë private po ashtu, nuk janë në gjendje të dërgojnë në shtëpi punonjësit. Kush do t’i paguajë sigurimet e tyre kur janë në shtëpi. Po sikur një familjar të vdesë nga kjo sëmundje, a jemi të gatshëm të mos bëjmë ceremoninë mortore?!

Mes shumë pikëpyetjeve, marrja me seriozitet sa më shumë të jetë e mundur, bërja palë me të gjitha vendimet e qeverisë, solidariteti me shërbimin mjeksor, duke shmangur fjalë që mund të jenë të tepërta kërkon përpjekje të forta individuale, solidaritet. Nëse sot jemi duke lëvizur nëpër Tiranë, ku janë identifikuar të prekurit me Coronavirus, imagjinoni cdo të ndodhte nëse njerëzit nisin të zhvendosen tek të afërm në qyetete të tjera…

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0