"Të jesh ndryshimi që kërkon të shohësh." Madi, sipërmarrësja e 10 kompanive që po frymëzon botën.

“Të jesh ndryshimi që kërkon të shohësh”. Madi, sipërmarrësja e 10 kompanive që po frymëzon botën.


Në datën 2 Dhjetor 2017, kompania EasyPay në bashkëpunim me NAWE, vendosën rikthimin dhe organizimin e eventit “Women entrepreneurship and diversity: Secret Santa Gift Exchange”. Ky event mirëpriti të gjitha gratë dhe vajzat sipërmarrëse për të festuar bashkë arritjet, sfidat dhe për të mirëpritur sezonin festiv.

Dhe ne si BusinessMag ju bashkuam këtij eventi që na njohu me një nga femrat më pozitive dhe të suksesshme në fushën e sipërmarrjes. Madi Sharma, një folëse motivuese që udhëton kudo në botë për të orinetuar dhe frymëzuar femra që duan të punojnë dhe të arrijnë vet suksesin.

Motivimi është biznesi i saj.

Është hera e tretë që ndodheni ne Shqipëri, çfarë ju bëni të riktheheni sërisht në këtë vend?

Unë e dua Shqipërinë – është hera e tretë që ndodhem këtu dhe është e sigurt që do të kthehem përsëri. I dua njerëzit, më pëlqen mikpritja juaj sepse më kujton Indinë, gjithashtu edhe zënkat e vogla se kush do t’a paguajë faturën pas drekës. Ndihem si në shtëpi. Njerëzit janë të ngrohtë, gratë janë të forta dhe më pëlqen otimizmi që keni (përtej sfidave me të cilat përballeni çdo ditë)… dhe sigurisht e dashuroj ushqimin! Nuk mund të jesh në dietë kur viziton Shqipërinë.

Kush është Madi për të gjithë lexuesit e BusinessMag që nuk ju njohin mirë?

Ha ha – nuk di të them sa shumë njerëz përpiqen të dinë “kush është Madi”. Madi është një oqean – ndonjëherë jam shumë e qetë, si një rezervuar (liqen i vogël) dhe ti nuk do ta ndjesh praninë time, unë jam shumë e lumtur në botën time, unë nuk jam vetëm – më pëlqen të rri me veten. Pastaj herët e tjera jam një det me dallgë që motivon njerëzit dhe t’i shëtitë ata në vende të panjohura, ku të gjithë ne zbulojmë gjëra të reja për veten dhe ku veprimet tona ndryshojnë mjedisin që na rrethon.

Di të jem dhe stuhi me vetëtima, mund të jem shkatërruese – jo e dhunshme, por e shkaktoj dëmin me fjalët e mia sepse nevrikosem. Pastaj unë jam stuhia, kështu mund të jem destruktive – jo e dhunshme, por e dëmshme me fjalët e mia, sepse irritohem nga mungesa e veprimit dhe vetëkënaqësia e të tjerëve dhe thjesht marr përsipër të bëj atë që duhet bërë. Kam arritur të kuptoj energjinë që kam dhe mënyrën se si mund ta përdor atë dhe si të ndaj benefitet me të tjerët.

Pjesa ime e preferuar kur përfundoj fjalimet dhe kur takoj njerëz është reagimi me shumë dashuri që më japin “A mund të të përqafoj?”- e kuptoj shumë mirë që kjo nuk ndodh sepse njerëzit më duan mua, por ata duan të ndajnë energjinë time dhe unë jam shumë e lumtur t’jua përçoj atë.

MADI do të thotë Make A Difference Idea, dhe qëllimi im është të ndihmoj njerëzit të përdorin idetë e tyre në mënyrë që të ndryshojnë botën. I vetmi qëllim në jetën time është të kthej 7 miliardë ide në veprime – një për secilin person në këtë planet, përfshirë dhe ty.

Mund të na tregoni më shumë për Madi Group? Arsyen pse e themeluat dhe benefitet që ajo sjell për ju dhe klientët tuaj?

Madi Group është një grup me 10 kompani momentalisht, të cilat ndajnë një filozofi, të shndërrojnë idetë në veprime që sjellin ndryshimin. Kompanitë janë të fokusuara në 4 shtylla kryesore, sipërmarrje, edukim, fuqizim dhe iniciativë. Unë jam një kapitaliste sociale – ne bëjmë para sepse kështu mund t’i bëjmë jetët më të mira.

Në Madi Group nuk besojmë te kutitë –nuk besojmë te biznes-planet dhe nuk kemi një kulturë fajësimi. Ne jemi të gjithë të përgjegjshëm për atë që bëjmë, askush nuk ka ego dhe të gjithë përshtaten së bashku për të plotësuar setin tonë të aftësive. Është e vështirë të përcaktojmë si funksionon, por për ne funksionon sepse besojmë në kapitalin njerëzor, te asetet e njerëzve dhe te respekti.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 22 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Çdo ditë është festë, skuadra ime është familja ime dhe ndërkohë që biznesi (dhe jeta) është i vështirë ne asnjëherë nuk e heqim buzëqeshjen në fytyrat tona sepse kemi njëri-tjetrin.

Shpresojmë që njerëzit që punojnë me ne të ndjejnë të njëjtën gjë.

Ne jemi larguar nga klientët dhe biznesi kur ata nuk i janë përshtatur filozofisë sonë të vlerave, etikës dhe respektit në biznes.

Jeta juaj ka qenë një sfidë e gjatë deri sa arritët këtu ku jeni sot. Çfarë beson tani Madi, a lindim me fat apo e krijojmë vet fatin tonë?

Ne e krijojmë vet fatin tonë, por sigurisht që dhe kemi lindur me fat. Jeta është një dhuratë edhe kur ka vështirësi. Këto vështirësi na bëjnë më të fortë dhe ne e kemi në dorë t’i kontrollojmë ato apo të na kontrollojnë. Fat do të thotë të kesh në kontroll fatin tënd përmes zgjedhjeve që bën. Shumë njerëz e gjejnë të vështirë këtë mendim, sidomos femrat, të cilat thonë se kanë shumë presione përreth. Ky është skenari im. Kur jeni në avion ju keni një njoftim sigurie. Mesazhi: “Ju lutem vendosni maskën e oksigjenit përpara se të ndihmoni dikë tjetër”. Me fjalë të tjera, nëse nuk merrni dot frymë ju nuk mund të ndihmoni askën tjetër. Pra, fati juaj ndryshon kur fokusoheni te frymëmarrja dhe të shijuarit e jetës, sepse ata rreth jush bëhen me fat gjithashtu sepse përfitojnë nga ju. E thjeshtë, por që ta kuptosh, duhet ta provosh!

Çfarë ju motivon të zgjoheni çdo mëngjes pozitive dhe të fluturoni në shtete të ndryshme për të motivuar femrat?

Unë e dua jetën! Unë jam në një mision për të kthyer 7 miliardë ide në veprime, nuk kam kohë për gjumë, koha ime në tokë po shkurtohet, dhe unë akoma kam shumë për të bërë – kjo është fuqia e të qenit “I Fokusuar”! Unë e di gjithmonë arsyen e asaj që jam duke bërë, prandaj jam shumë e lumtur që po e bëj dhe gjithashtu kam dhe një benefit tjetër: mundësinë për të njohur njerëz të rinj gjatë udhëtimit tim. Nuk ekziston diçka e tillë si rastësia, njerëzit që takoj më japin energji dhe u fal iu fal atyre energjinë time, kështu së bashku ne bëjmë ndryshimin!

Çfarë është suksesi për Madin?

E thjeshtë – unë nuk do ta ndryshoja jetën time me askënd në këtë planet – ky është përkufizimi im për suksesin sepse kjo do të thotë që nuk dua asgjë më shumë nga çfarë kam – dua më shumë sukses sepse dua të arrij ambiciet e mia, por unë e dua jetën time, me uljet dhe ngritjet e saj, mundësitë dhe sfidat. Unë i vendos vetes time qëllime në mënyrë që të mas suksesin tim – qëllimi im i momentit është të jem ‘Best seller deri në vitin 2019’ me librin tim Madi No Exuses! i cili ndan me njerëzit procesin për të kthyer idetë në vepra. www.madinoexcuses.com Më duhet të shes 15001 libra, deri tani kam shitur 1000 libra, por kam kthyer rreth 33,000 ide në vepra!

Si e menaxhoni të qenurit femër dhe një sipërmarrëse e suksesshme në të njëjtën kohë?

Unë jam lindur femër, as këtë nuk dua ta ndryshoj, sepse femrat kanë diçka shumë të fuqishme – ne kemi dhuratën e bukur për të dhënë jetë. Të jesh një nënë dhe së fundmi një gjyshe, është diçka që më motivon sepse unë dua të bëj një botë më të mirë jo vetëm për fëmijët e mi, por të gjithë fëmijët në mbarë botën. Sipërmarrja është mënyra më e mirë që ma siguron këtë, kështu të dyja përshtaten shumë mirë me njëra-tjetrën. Por, jam e mërzitur që dita ka kaq pak orë!

Si e shihni situatën e sipërmarrjes dhe biznesit në vendin tonë?

Nuk dua të them diçka që mund të jetë politikisht e gabuar, por kur lëviz nëpër Tiranë ti sheh qartë pasurinë e madhe që ka një pakicë e vogël. Ti gjithashtu sheh një mirëqënie të siguruara nga paratë që vijnë nga jashtë Shqipërisë.

Duke supozuar se taksat paguhen, atëherë një politikë e mirë mund të realizohej që disa nga këto pasuri të kontribuojnë në zhvillimin e sipërmarrësve të rinj. Shumë qytete jashtë Tiranës kanë nevojë për mbështetje në krijimin e sipërmarrësve – mua personalisht më pëlqen shumë Korça, Vlora dhe Shkodra, por këto qytete kanë nevojë për ndihmë.

Ka më shumë shqiptarë jashtë Shqipërisë sesa brenda saj dhe kjo gjithashtu ju jep mundësinë e mirë për të nisur një fond investimesh që mund të menaxhohet në mënyrë transparente për të mbështetur sipërmarrësit e rinj.
Mbi të gjitha qeveria duhet të krijojë një mjedis të favorshëm për promovimin e sipërmarrjes, duke e bërë më të thjesht për individët të hapin biznese pa kosto kufizuese, në mënyrë që ata të punësojnë një staf me kushtet e duhura (kushte të mira pune si fillim) dhe të kenë një periudhë kohore gjatë të cilës përjashtohen nga taksat, një fazë start up-i. Shqipërisë nuk i mungon optimizmi, as idetë, ne thjesht duhet të fuqizojmë dhe mbështesim sipërmarrësit. Do të doja shumë të isha dhe unë pjesë e këtij procesi.

Disa njerëz lexojnë libra rreth suksesit, disa kanë mentorë që i këshillojnë dhe të tjerë thjesht besojnë në Zot, po Madi? Cilin shembull ndjek ajo? A ka një model në jetë?

Gandhi thotë “Ti duhet të jesh ndryshimi që kërkon të shohësh.” Madi thotë: “Ti Ti duhet të jesh ndryshimi që kërkon të shohësh – Nuk ka justifikime!”

Gandhi është shembulli që unë ndjek sepse ai tregon sesi një person i vetëm mund të bëjë ndryshimin, Nelson Mandela, nënë Tereza, por personi që gjithmonë më mahnit më shumë dhe të cilin unë gjithmonë e falenderoj, është personi që pastron tualetin. Askush nuk do të përdorë një tualet të pisët dhe askush nuk pranon ta bëjë atë punë.
Cilat do të ishin disa mënyra apo strategji për të zvogëluar kulturën e justifikimit që ekziston në rininë shqiptare?
Nuk ka një kulturë justifikimi te të rinjtë e Shqipërisë. Kam takuar disa të rinj të mahnitshëm gjatë fjalimeve të mia në universitete. Shumë prej tyre duan të largohen nga Shqipëria – pra ata nuk po justifikohen, ata thjesht po dalin nga zona e tyre e komfortit për të provuar dhe për të gjetur diçka më të mirë te vetja.

Kjo gjë kërkon guxim. Gjithsesi, ajo që duhet të bëjmë është të ndryshojmë mjedisin brenda Shqipërisë për t’iu dhënë të rinjvë më shumë mundësi dhe t’i bindim ata të qëndrojnë dhe të ndërtojnë ekonominë në mënyrë organike brenda vendit – me anë të fuqisë, inovacionit dhe sipërmarrjes së banorëve të vendit. Kjo është arsyeja kryesore përse unë do të vazhdojë vizitat e mia në Shqipëri. Unë dua të mbështes zhvillimin e sipërmarrjes dhe veçanërisht të ndihmoj të rinjtë e Shqipërisë ta bëjnë këtë.

Po punojë me disa njerëz fantastikë, të cilët besojnë se ne mund ta bëjmë ndryshimin, NAWE, EasyPay, Ambasada Gjermane në Shqipëri dhe Projekti i Sipërmarrjes Swiss Contact. Na nevojiten më shumë bashkëpunëtorë për të arritur këtë qëllim. Ndërsa të rinjve dua t’iu them diçka… Pse bari është më i gjelbër në kopshtin tjetër? … Sepse aty ka më shumë pleh! Ju lutem qëndroni, ta bëjmë Shqipërinë të mrekullueshme!

/Artikulli u publikua më parë në faqen  22 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Intervistoi Neada Muçaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0