Taylor Swift jep një mësim të fuqishëm përsa i përket inteligjencës emocionale - Business Magazine Albania

Taylor Swift jep një mësim të fuqishëm përsa i përket inteligjencës emocionale

Ylli i popit 31-vjeçar përsëri do të dalë në titujt e faqeve të para këtë javë kur të shfaqet Fearless (Versioni i Taylor), një album tepër i suksesshëm i ri-regjistruar, që e katapultoi atë në botën e famës ku ndodhet sot. Projekti ishte kulmi i një beteje shumë-vjeçare në të cilën Swift pretendon se asaj i ishte vjedhur puna e jetës së saj kur studio muzikore me të cilën punonte, Big Machine, së bashku me regjistrimet master të gjashtë albumeve të saj të para, iu shitën ekzekutivit të muzikës (dhe armikut të saj të betuar), Scooter Braun.

“Ky proces ka qenë më përmbushës dhe emocional sesa mund ta imagjinoja dhe më ka bërë edhe më të vendosur për të ri-regjistruar të gjithë muzikën time”,- tha Swift në një deklaratë të postuar në Twitter.

Albumi i ri i Swift është më shumë se një veprim i mençur biznesi. Është një sinjal për artistët dhe krijuesit e përmbajtjes kudo që janë për një ndryshim të madh në ekuilibrin e fuqisë.

Dhe në qendër të kësaj historie është një mësim brilant në inteligjencën emocionale.

Lexo: Mark Cuban dhe Steve Jobs bien dakord: Gjithçka që dini rreth gjetjes së pasionit tuaj është e gabuar

Prapaskena

Pse Taylor vendosi të ri-regjistrojë albumet e saj të vjetra sërish?

Në 2019, Braun bleu Big Machine Label Group, studion muzikore me të cilën Swift, një adoleshente, nënshkroi kontratën e saj të parë të regjistrimit dhe më pas fitoi pronësinë e regjistrimeve master të gjashtë albumeve të saj të parë. Swift shpejt doli në publik për të përshkruar shitjen si “momentin e saj më të keq”, ndërsa rrëfeu historitë se si Braun dhe klienti i tij Kanye West e ngacmonin atë gjatë viteve.

Megjithatë, Swift nuk duroi për shumë kohë. Ajo hartoi një plan për të rimarrë muzikën e saj duke regjistruar versione të rinj të albumeve të saj të vjetër, duke filluar me Fearless. Duke vepruar kështu, Swift tani do të kishte versione të reja të këngëve që adhuruesit i pëlqejnë. Ajo më pas mund të inkurajojë këta fansa të transmetojnë ose të blejnë versionet e reja në vend të atyre të vjetra.

Por ka edhe një pjesë më të rëndësishme të historisë. Ndonëse Swift nuk zotëron regjistrimet e albumeve të mëparshme, ajo zotëron të drejtat e botimit, ose të drejtat e autorit për përbërjen (vijën muzikore dhe tekstin) e këngëve sepse këngët i shkruajti vetë.

Kjo është domethënëse sepse si pronare e të drejtave të botimit, Swift mund të vërë veton në përdorimin e këngëve të saj (origjinale) kur bëhet fjalë për përdorim komercial, të tilla si në filma, shfaqje televizive, reklama dhe pothuajse gjithçka tjetër, duke i kërkuar kështu kujtdo që dëshiron të blejë muzikën e saj të përdorë versionet e reja, të cilat ajo i zotëron.

Me fjalë të tjera, duke vendosur të regjistrojë versione të reja të albumeve të saj më të vjetër, Swift potencialisht zhvlerëson pasuritë origjinale dhe merr në dorë artin e saj.

Por kjo nuk është e gjitha. Përveç regjistrimit të versioneve të reja të të gjitha këngëve nga albumi origjinal i Fearless, Swift ka shtuar gjashtë këngë të pa publikuara më parë. Swift i përshkruan këto si këngë që ajo “absolutisht i adhuronte, por nuk u publikuan për arsye të ndryshme – nuk duam shumë këngë ndarjeje, nuk duam shumë këngë me tempo, nuk mund të përshtaten kaq shumë këngë në një CD fizike etj. “

“Artistët duhet të zotërojnë punën e tyre për shumë arsye, por më e dukshmja është se artisti është i vetmi që e njeh vërtet atë pjesë të punës.”

Lexo: Disa teknika si të motivoni punonjësit

Lëvizja e guximshme e Swift ka potencial të ndryshojë në mënyrë drastike peisazhin e industrisë së muzikës dhe më gjerë. Nga njëra anë, nëse ajo është e suksesshme, kjo mund të nxisë studiot diskografike që të rishikojnë kontratat e tyre standarde, ndoshta duke kërkuar një periudhë më të gjatë kohe para se artistët të mund të ri-regjistrojnë këngët ose të kërkojnë kufizime të tjera.

Nga ana tjetër, bota është një vend tjetër që nga koha kur Swift nënshkroi kontratën e saj të parë. Me rritjen e YouTube dhe mediave sociale, është më e lehtë se kurrë për artistët të fitojnë ndjekës dhe të fitojnë para nga puna e tyre. Në fakt, çdo muzikant me një audiencë tashmë fillon me një fuqi të konsiderueshme.

Duke vendosur një standard të ri, Swift po u dërgon një sinjal artistëve nëpër industri, se ata nuk kanë nevojë të heqin dorë nga kontrolli mbi punën e tyre për të arritur një audiencë të madhe.

Inteligjenca emocionale

Inteligjenca emocionale është aftësia për të kuptuar dhe menaxhuar emocionet në mënyrë që të arrihet një qëllim. Mund ta përshkruajmë si aftësinë për t’i bërë emocionet të funksionojnë për ju dhe jo kundër jush.

Si një interpretuese dhe këngëtare e shkëlqyer, Swift ka një aftësi: Ajo është në gjendje të kanalizojë ndjenjat e saj përmes muzikës së saj, për të prekur të tjerët në një nivel emocional.

Por talenti i Swift shtrihet përtej kësaj: Ajo ndërtoi një nga bazat më të mëdha të fansave të të gjitha kohërave duke kombinuar gjenialitetin e saj muzikor me aftësinë për të mbetur autentike.

Fansat nuk e shohin atë si heroin e tyre të paprekshëm. Është krejt e kundërta: Ata e shohin atë si një prej tyre. Ajo është vajza fqinje, shoqja më e mirë. Madje edhe tani, pasi u bë një super yll global, Swift vazhdon të forcojë këtë imazh teksa befason fansat me festa private ose kartolina në postë.

Me Fearless (Versioni i Taylor-it), Swift po shfrytëzon të gjithë inteligjencën e saj emocionale: Vite praktikë për të ndrequr aftësitë e saj, për të hyrë në kontakt me emocionet e saj dhe vite për të krijuar besim tek fansat ndërsa prek emocionet e tyre.

Duke marrë kontrollin mbi muzikën e saj, Swift jep një mësim kryesor për artistët, krijuesit e përmbajtjes, solopreneurs dhe sipërmarrësit e të gjitha llojeve. Nëse hasni një problem në dukje të pakapërcyeshëm, ekzistojnë vetëm dy mënyra për t’i trajtuar ato.

Lexo: Arsyet përse biznesi duhet të promovojë praktikat e punës, sidomos ato të paguarat

Ti mund të:

  • Mbushesh me emocione negative, duke ndjerë keqardhje për veten.
  • Përdorësh ato ndjenja si katalizator, si motivim për të ndërmarrë veprime.

Vetëm një nga këto veprime të çon në sukses.

Kështu që herën tjetër kur duket se humbni kontrollin e një situate, bëni atë që bën Swift.

Në vend që të ndaleni në atë që nuk mund të ndryshoni, përqendrohuni në atë që mundeni.

Dhe kthejeni “emocionalen” në inteligjencë emocionale.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0