Tatimet: Tregu i Lezhes, teresisht informal - Business Magazine Albania

Tatimet: Tregu i Lezhes, teresisht informal


 

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve thote se bizneset, qe kane aktivitet ne tregun e Lezhes, prej vitesh jane toleruar ne paligjshmeri, duke mos paguar asnje takse ne shtet.

“Ai treg atje ka 10-11 vjet qe ekziston dhe nuk eshte paguar asnje tatim apo takse, me perjashtim te nje pagese qe ata bejne per pushtetin vendor, por qe ybe di ta quaja nje lloj qiraje per vendin e biznesit qe ata kane. Perkundrazi, per kushtet qe u jane krijuar, ata paguajne nje mini-qira, qe ne mos gabohem eshte 2 mije lek te reja ne muaj”, tha Flobens Dilaveri, zv/drejtor i Pergjithshem i Tatimeve.

Pak dite me pare, Tatimet ndermoren nje aksion, per t’i regjistruar 360 subjektet e tregut te Lezhes ne Drejtorine Rajonale te Taksave. Por, tregtaret refuzojne, pasi – sipas tyre – nuk mund t’i perballojne dot taksat qe u kerkohen, me te ardhurat minimale qe kane.

“E kemi ndjekur kete praktike edhe ne tregjet e tjera te vendit, nuk ka pasur te tille acarimi apo lloj konfliktualiteti, i cili ne logjiken tone i ka kaluar permasat e njerezores, pasi jane nje grup individesh ne vitin 2014, qe bejne rezistence dhe presion per te mos paguar asnje tatim apo takse”, shtoi me tej zoti Dilaveri.

Tatimet thone se çeshtja po perdoret politikisht. Duke i kerkuar deputeteve te qendrojne larg, Dilaveri thekson se Administrata eshte e vendosur t’i shkoje deri ne fund zbatimit te ligjit.

“Administrata eshte e vendosur te luftoje informalitetin ne te gjithe Shqiperine dhe nuk ben dallime. Edhe ne kete rast nuk ka pasur asnje dallim, eshte nje situate normale, e cila realisht u kthye ne anormale nga interesa te caktuara”, theksoi Flobens Dilaveri.

Sipas Dilaverit, detyrimi total, qe keto subjekte duhet te paguajne, perfshire sigurimet, eshte minimal, vetem 200 leke ne dite.

Lezhe, protesta e tregtareve

Ne tregun e qytetit te Lezhes vijon protesta e tregtareve, qe refuzojne kerkesat e zyres se Tatimeve per t’u licencuar.

Nderkohe, tregu qendron i mbyllur dhe ne te jane shperndare njoftimet e zyres se Tatimeve, qe nese punohet pa licence do behet sekuestrimi i te gjithe mallrave.

Tregtaret kundershtojne dhe po protestojne, duke qendruar pa pushim brenda ambienteve te ketij tregu. Disa prej tyre kane pasur edhe probleme shendetesore.

Nderkohe, gjate dites se hene, disa prej tregtareve te vegjel ne Lezhe thone se kane verifikuar gjendjen e tregjeve me pakice te Lushnjes, Fierit, Durresit dhe Beratit. Sipas tyre, ky aksion qe kerkon licencimin, po behet vetem ne qytetin e Lezhes.

Tregtaret kerkojne qe te vijojne punen deri ne fund te ketij viti ne kete menyre, nderkohe te monitorohen per te pare nese kane fuqi te paguajne edhe taksat e te licencohen.

/ Top Channel

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0