Tatimet, sipërmarrësit që ndajnë fitimet, afat deri me 20 gusht për të paguar taksën

Tatimet, sipërmarrësit që ndajnë fitimet, afat deri me 20 gusht për të paguar taksën


20 Gusht, është afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së tatimit të mbajtur në burim. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën të ditur se këtë duhet ta bëjnë të gjithë sipërmarrësit ( në shoqëritë tregtare apo persona juridikë), të cilët kanë marrë vendimin e destinimit të fitimit pas tatimit dhe e kanë shpërndarë atë në formën e dividenti.

Deklarimi i shumës së dividentit, bëhet përmes deklaratës së tatimit të mbajtur në burim, e cila dorëzohet online në administratën tatimore brenda kësaj date.

Lexoni: Turizmi, krahas tatimeve edhe ministri Ahmetaj në bregdet

Pagesa për tatimin bëhet në bankat e nivelit të dytë, pavarësisht nëse është kryer apo jo pagesa e dividentëve për subjektet/individët përfitues.

Gjithashtu, tatimet kujtone se në rast mosdeklarimi apo mospagese në afat të tatimit mbi dividentët, do të zbatohen dispozitat përkatëse ligjore (që kërkojnë me gjoba).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“A doni të dini se çfarë mendon Zoti për paranë? Shihni njerëzit të cilëve ua ka dhënë.”
— Dorothy Parker
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0