Administrata Tatimore njofton se duke marre parasysh shqetesimet e paraqitura nga bizneset per vonesat ne deklarime dhe pagesat e detyrimeve tatimore per periudhen Dhjetor 2014, te cilat rrjedhin per shkak te fillimit te punes se sistemit te ri elektronik te tatimeve, njofton se :
Per te gjithe deklarimet dhe pagesat e detyrimeve tatimore qe lidhen me TVSH-ne, Tatimin mbi te ardhurat ne burim, taksat dhe tarifat nacionale, lojrat e fatit, renta minerare te periudhes Dhjetor 2014, qe do te kryhen brenda dates 22 janar 2015, nuk do te aplikohen gjoba dhe kamatevonesa.
Kurse per deklarimin dhe pagesat e detyrimeve qe lidhen me kontributetet e detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore si dhe te tatimit mbi te ardhurat nga punesimi te periudhes Dhjetor 2014, qe do te kryhen brenda dates 27 janar 2015, nuk do te aplikohen gjoba dhe kamatevonesa.
Ketu perfshihen edhe deklarimi dhe pagesa e Kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore dhe Tatimit mbi te ardhurat nga punesimi per tatimpaguesit e Biznesit te vogel te cilet deklarojne dhe paguajne per 3-mujorin Tetor –Nentor – Dhjetor 2014.
Marre nga Revista Monitor, 16 janar, 2015
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.