Tatimet në terren për bizneset me risk - Business Magazine Albania

Tatimet në terren për bizneset me risk


Ornela Trupja

Drejtoria e Hetimit Tatimor, përmes grupeve të saj  të punës po bën verifikime në terren, tek subjektet me risk. Të tilla janë ato që rezultojnë në sistem me detyrime të papaguara apo me precedentë negativë në tatime.

Drejtoria e Tatimeve bën të ditur se puna do të fokusohet ne kontrollin e tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në qendrat e qyteteve kryesore në vend, në zonat me aktivitet të lartë, si dhe në tregje. Administrata Tatimore vëren se nuk ka për qëllim ndëshkimin e bizneseve, por ndërgjegjësimin e tyre për vetëdeklarimet dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

Lexo: Tatimet: kompanitë e sigurimit të përdorin kasë

Inspektimet po behen për:

  • Faturim dhe lëshimi të kuponit tatimor
  • Kontroll i tatimpaguesve që kanë rënie të xhiros krahasuar me një vit më parë
  • Garantim i përmbushjes vullnetare dhe zbatimit të legjislacionit tatimor

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0