Tashmë prodhohet edhe vera me ngjyrë blu - Business Magazine Albania

Tashmë prodhohet edhe vera me ngjyrë blu


Verën e njohim si të bardhë, të kuqe dhe rozë, por që dje në raftet e supermarketit dhe në vinoteka do të jetë e mundur që të gjeni edhe verëra ngjyrë blu. Për prodhimin e saj thuhet se nuk janë përdorur ngjyrues artificialë.

Janë dashur dy vjet punë që kërkuesit e universitetit të arrinin rezultatin e  shumë dëshiruar. Vera blu është krijuar nga një miks rrushi i bardhë dhe i zi, e përzierë më antocianinë, një pigment i pranishëm në lëkurën e rrushit që prodhon ngjyrën. Ende dihet pak për shijen e saj.

Shpikësit e rinj nuk kanë përvojë në prodhimin e verës, por thonë se  kjo është pika e tyre e fortë: “Në vendin tonë , vera ka qenë gjithmonë në një piedestal. Kështu që menduam se do të ishte bukur që edhe njerëzit e zakonshëm, pa asnjë lloj njohuria, mund ta krijonin”.

 

 

burimi: Gazeta Dita

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0