Tashmë ofrohet lehtësi për regjistrimin e Patentave dhe Markave - Business Magazine Albania

Tashmë ofrohet lehtësi për regjistrimin e Patentave dhe Markave


Qeveria miratoi në mbledhjen e radhës disa ndryshime në p/ligjin “Për pronësinë Industriale”, përmes së cilave lehtësohen procedurat e aplikimit për regjistrimin e Patentave dhe Markave, ku një pikë e rëndësishme e tij është edhe përdorimi si kolateral i objekteve të regjistruara të Pronësisë Industriale.

P/ligji u hartua nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave (DPPM) me mbështetjen edhe të ekspertëve të organizatave ndërkombëtare të pronësisë intelektuale si: Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale; Zyra Evropiane e Patentave dhe Zyra e Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale.

Bazuar në këtë ligj, burimet zyrtare nga Drejtoria e Patentave dhe Markave thanë se do të mundësohet lehtësimi i procedurës së aplikimit për regjistrimin e Patentave mbi Shpikjet, Modeleve të Përdorimit, Markave Tregtare, Disenjove Industriale dhe Treguesve Gjeografikë. Afatet e regjistrimit do të shkurtohen ndjeshëm dhe do të rritet cilësia e ekzaminimit të objekteve të Pronësisë Industriale.

“Tregu i kapitalit intelektual do të marrë jetë dhe do të kthehet në vlerë ekonomike të shtuar për mbajtësit e të drejtave. Parashikohet edhe përdorimi si kolateral i objekteve të regjistruara të Pronësisë Industriale. Asetet jofizike do të marrin vlerë monetare konkrete nëpërmjet shitblerjes së tyre, duke e bërë tregun shqiptar edhe më dinamik”, thanë burimet.

Gjithashtu ky projektligj, për herë të parë plotëson kuadrin ligjor të përshtatshëm për mbrojtjen dhe zhvillimin e Treguesve Gjeografikë dhe Emërtimeve të Origjinës në Shqipëri.

Këto objekte të rëndësishme të Pronësisë Industriale mbrojnë dhe u japin vlerë produkteve agrokulturore, ushqimore apo artizanale të cilat kanë karakteristika që burojnë nga kushtet klimaterike dhe traditat e zonës ku ato prodhohen.

Shqipëria është një vend, i cili në saj të biodiversitetit, traditës dhe trashëgimisë kulturore, ka potencial të fuqishëm për të zhvilluar këto produkete specifike, të cilat konsiderohen si resurse të fuqishme ekonomike.

Mbrojtja nga falsifikimi i këtyre produkteve krijon një treg të sigurt për prodhuesit vendas, si dhe cilësi të garantuar për konsumatorët. Identifikimi dhe regjistrimi i tyre do të nxisë rritjen ekonomike në zonat rurale, si dhe eksportin e produkteve shqiptare në tregun e huaj duke i bërë ato të mirënjohura në botë.

Projektligji parashikon masa konkrete për zbatueshmërinë e tij. Kjo do të arrihet nëpërmjet ristrukturimit të institucionit përgjegjës për sistemin e Pronësisë Industriale në Shqipëri me qëllim forcimin e kapaciteteve administrative dhe financiare të saj.

 

burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0