Tarifë Durrës-Kukës: Sipërmarrësit po shohin tregje të tjera për eksport

Tarifë Durrës-Kukës: Sipërmarrësit po shohin tregje të tjera për eksport


Bizneset prodhuese në Shqipëri dhe Kosovë po shohin mundësinë për tregje të tjera, që kur nisi aplikimi i tarifës në rrugën Durrës-Morinë. Edhe pse sot tarifa nuk paguhet (pasi pikat u kalimit u dëmtuan nga protestat e qyterarëve) sipërmarrjet që kanë zhvilluar tregti mes dy vendeve po vlerësojnë të orientojnë shitjet në tregje të tjera.

Kjo është masa e parë që u ndërmor nga bizneset sipas drejtuesve të Bashkimit të Prodhuesve në Shqipëri.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Arben Shkodra, thotë për BusinessMag, se prodhuesit po shqyrtojnë kontratën konçesionare, tarifat dhe efektet. “Nga vlerësimet e deritanishme, efektet janë negative në lidhje me konkurrueshmërinë në rajon”, thotë Shkodra. Për këtë arësye, sipas tij, do të ketë një propozim konkret për qeverinë shqiptare brenda javës, ku objektiv është zbutja e këtyre efekteve negative.

Lexoni: https://businessmag.al/kundershtohet-ne-mase-tarifa-e-rruges-durres-morine/

Ndërkohë, javës së ardhshme, prodhuesit e Shqipërisë dhe Kosovës pritet të dalin publikisht me një qëndrim të përbashkët.

Nga vlerësimet paraprake për rritjen e kostove, më të dëmtuara vlerësohet të jenë kompanitë e tregtimit të ujit, materialeve të ndërtimit dhe produkteve të bujqësisë. Tregu alternative që mund të “Kosovën” për prodhuesit shqiptarë është Italia, ndërsa prodhuesit Kosovarë, po marrin në konsiderat fqinjët e tjerë, kryesisht Maqedoninë.

Javës së kaluar, ministri i Infrastrukturës së Kosovës  e kundërshtoi tarifën duke theksuar se do të frenojë tregtinë mes dy vendeve. Ndërkohë, Oda ekonomike e Kosovës ka paralajmëruar se do të apelojë në Gjykatën e Strasburgut.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0