Tarifat e Trump kërcënojnë xhirimet e “Game of Thrones” në Kroaci - Business Magazine Albania

Tarifat e Trump kërcënojnë xhirimet e “Game of Thrones” në Kroaci

Kalatë e lashta dhe rrugicat me kalldrëm të qytetit historik të Dubrovnikut, që për shumë vite shërbyen si skena ikonike për serialin “Game of Thrones” dhe filmin “Star Wars: The Last Jedi”, janë sot përballë një kërcënimi të papritur, një tarifë 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA-ve, e paralajmëruar këtë muaj nga presidenti Donald Trump.

Ky paralajmërim ka ngritur alarmin te industria e filmit dhe banorët vendas, të cilët i druhen faktit se produksionet ndërkombëtare mund të shmangin tashmë Kroacinë si destinacion xhirimesh.

“Ka pasur shqetësime të mëdha për shkak të tarifave që Trump synon të vendosë,” deklaroi producenti kroat Igor Aleksandar Nola, duke shtuar se buxhetet e produksioneve tashmë janë goditur nga paqëndrueshmëria ekonomike globale. “Financimet nga bankat dhe fondet investuese për prodhime audio-vizuale janë pezulluar për shkak të pasigurisë.”

Lexo edhe: TV tradicional kundër gjigantëve të botës digjitale: Kush do të fitojë?

Për vite me radhë, vendet e Evropës Qendrore dhe Ballkanit janë përdorur nga Hollywood-i për peizazhet dramatike, stilin arkitekturor të larmishëm dhe kostot më të ulëta të prodhimit. Sapo një film apo serial arrin sukses, lokacionet e tij kthehen në pika tërheqëse për turistët.

“Filmat dhe veçanërisht Game of Thrones e kanë ndryshuar tërësisht Dubrovnikun,” tha udhërrëfyesi turistik Ivan Vukovic. Sipas tij, rreth 1,000 turistë në ditë marrin pjesë në turin tematik të Game of Thrones.

Rritja e turizmit solli me vete hapjen e dyqaneve suveniresh, krijimin e vendeve të reja pune për guida turistike dhe për banorë që ndihmonin në produksion gjatë sezonit të ulët.

“E gjithë kjo solli një bum ekonomik të jashtëzakonshëm,” shtoi Vukovic.

Megjithatë, ende mungojnë detaje konkrete nga Trump për kohën apo mënyrën e zbatimit të tarifave, duke lënë industrinë në pasiguri.

Pjesëmarrësit në Festivalin e Filmit të Kanës, i cili u hap të martën, po ndjekin një qasje të kujdesshme “si zakonisht”, pas goditjes fillestare nga njoftimi për tarifat.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Dubrovnikut, Mate Frankovic, shprehu besimin se kriza nuk do të jetë afatgjatë, dhe se impakti në turizëm apo prodhimet filmike nuk do të jetë i thellë.

“Nuk mund ta imagjinoj asnjë prodhim serioz amerikan që të përjashtojë qytetet kryesore evropiane nga skenat e tij,” u shpreh Frankovic.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0