Tarifat e energjisë pritet të rriten për bizneset vitin e ardhshëm - Business Magazine Albania

Tarifat e energjisë pritet të rriten për bizneset vitin e ardhshëm

OSHEE

Vitin e ardhshëm, Enti Rregullator i Energjisë mund të marrë një vendim për rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët e lidhur në tension të mesëm. 

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë aplikuar pranë institucionit për tarifa të reja. Në Fletoren Zyrtare janë botuar dy vendimet për fillimin e procedurës së shqyrtimit të aplikimit për rritje çmimi nga dy kompanitë shtetërore të energjisë.

OSHEE kërkon një rritje të tarifës mesatare të shpërndarjes së energjisë me 34%. Pra, nga 4.79 lekë për kilovat orë që është sot, të bëhet 6.42 lekë për kilovat orë duke filluar nga viti i ardhshëm.

Nga rritja e çmimit janë të përjashtuar qytetarët dhe bizneset e vogla, siç ishte deklaruar edhe më herët nga qeveria, teksa do të preken bizneset e mëdha, të lidhur në tensionin 6, 10 dhe 20 kilovolt, si dhe ato në tensionin 35 kilovolt, që janë kryesisht industritë.

Ndërkohë që Operatori i Sistemit të Transmetimit propozon një rritje të tarifës mesatare të transmetimit të energjisë me 96%. Pra, nga 0.75 lekë për kilovat orë që është aktualisht, në 1.54 lekë për kilovat orë duke filluar nga viti i ardhshëm dhe për një periudhë rregullatore 3-vjeçare, 2022-2024,   një tarifë mesatare   transmetimi   prej   1.47   lekë për kilovat orë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0