Tarifa e rrugës së Kombit, nis në shtator

Tarifa e rrugës së Kombit, nis në shtator


Shtatori po vjen dhe bashkë me të edhe tarifa e shumë diskutuar në rrugën e kombit.

Ministria e Energjisë, vlerëson se deri në tani ka bërë fushatën e duhur të informimit për të nisur tarifimin në datën e parashikuar 17 shtator.

Më te prekur nga kjo tarifë do të jenë udhëtarët që kalojnë më shpesh në rrugën e kombit

Pas protestave të banorëve, qeveria lehtësoi pagesat për banorët e zonës dhe frekuentuesit e shpeshtë të rrugës, por nuk i hoqi ato. Sipas paketës lehtësuese të qeverisë, banorët dhe 11 linja autobusësh që operojnë në Qarkun e Kukësit do të paguajnë 100 lekë për çdo kalim në rrugën e Kombit.

Përdoruesit do të marrin falas pajisjen elektronike telepass. Tarifa e reduktuar vlen deri në 44 kalime në muaj.

Me tarifë të reduktuar kalojnë edhe automjetet e sipërmarrjeve që kryejnë mbi 20 kalime në muaj.

Në këtë rast, ulja vjen në formë të përshkallëzuar. Për 20-30 kalime në muaj, automjetet përfitojnë 10% ulje të tarifë. Për mbi 60 kalime në muaj, ulja e tarifës është 40%.

Automjetet e tjera do të duhet të paguajnë me tarifat e prezantuara që në fillim. Për mjetet me 3 rrota pagesa është 2.5 euro, për veturat 5 euro dhe për autobusët e kamionçinat 11.2 euro, për kamionët e mesëm 16.2 euro, ndërsa për kamionët e rëndë 22.5 euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0