TalentsLink 2024: Një vit i arritjeve dhe rritjes! - Business Magazine Albania

TalentsLink 2024: Një vit i arritjeve dhe rritjes!

TalentsLink 2024: Një vit i arritjeve dhe rritjes!

Gjatë vitit 2024, TalentsLink bëri hapa të mëdhenj në transformimin e tregut të punës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Si një platformë inovative për rekrutimin e talenteve, e zhvilluar nga Innovation Management Academy Albania (IMAA) me mbështetjen e RECONOMY, TalentsLink ka përmirësuar ndjeshëm procesin e punësimit, ka rritur dukshmërinë e punëdhënësve dhe u ka ofruar profesionistëve të rinj mundësi të reja për zhvillimin e karrierës. Fokusi kryesor gjatë vitit ka qenë ndërtimi i një ekosistemi të fortë digjital të rekrutimit, zgjerimi i fushëveprimit dhe pajisja e talenteve me aftësi thelbësore për të rritur punësueshmërinë e tyre.

Platforma ka integruar një sistem të avancuar të ndjekjes së aplikimeve, postime të optimizuara për SEO, si dhe analiza të avancuara të të dhënave për të ndihmuar bizneset të vlerësojnë tendencat e punësimit dhe angazhimin e kandidatëve. Kompanitë kanë pasur mundësinë të krijojnë profile të dedikuara, ku mund të prezantojnë kulturën e tyre të punës dhe mundësitë e punësimit, ndërsa kandidatët kanë përfituar nga një proces aplikimi i lehtësuar, rekomandime të personalizuara të vendeve të punës dhe burime për zhvillimin e aftësive. Gjatë vitit, TalentsLink ka organizuar disa seanca trajnimi dhe iniciativa për ndërtimin e kapaciteteve, të cilat kanë ndihmuar të rinjtë të zhvillojnë aftësi të rëndësishme për tregun e punës. Janë realizuar pesë trajnime kryesore në institucione arsimore lidere, të fokusuara në aftësitë e buta dhe aftësitë e gjelbra, duke fuqizuar pjesëmarrësit me njohuritë e nevojshme për të qenë të suksesshëm në një treg konkurrues pune. Për më tepër, këshillimi për zhvillimin e karrierës është ofruar për të rinjtë, duke i ndihmuar ata të përmirësojnë CV-të, teknikat e intervistimit, dhe të zhvillojnë strategji efektive për kërkimin e punës. Punëtori të organizuara nga profesionistë të industrisë kanë ofruar njohuri të vlefshme mbi mundësitë e karrierës në sektorë të ndryshëm, duke krijuar ura të forta mes arsimit dhe punësimit.

Partneritetet strategjike kanë luajtur një rol kyç në suksesin e TalentsLink gjatë vitit 2024. Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me universitete, biznese dhe organizata lokale për të lehtësuar mundësitë e rekrutimit direkt. Bashkëpunimi me kompani të njohura si Balfin Hospitality, NOA sha dhe Facilization ka mundësuar që qindra kandidatë të sigurojnë vende të rëndësishme pune. Gjithashtu, platforma ka punuar ngushtë me agjenci rekrutimi dhe firma të burimeve njerëzore për të zgjeruar numrin e mundësive të punës dhe për të ndihmuar kandidatët të gjejnë pozicionet më të përshtatshme për ta. Përveç aktiviteteve digjitale, TalentsLink ka pasur një prani të fuqishme në panaire pune dhe evente të industrisë gjatë gjithë vitit. Platforma është prezantuar në panairet e karrierës të organizuara nga Universiteti Metropolitan dhe Universiteti Europian i Tiranës, ku punëkërkuesit patën mundësinë të takoheshin me punëdhënësit dhe të eksploronin ofertat e punës. Gjithashtu, TalentsLink organizoi panele diskutimi dhe sesione rrjetëzimi, duke sjellë së bashku punëdhënës dhe kandidatë për të diskutuar mbi tendencat e industrisë dhe nevojat e rekrutimit. Këto evente u shërbyen si një kanal i fuqishëm për krijimin e lidhjeve profesionale dhe përshpejtimin e proceseve të punësimit.

Një nga momentet më të rëndësishme të vitit ishte lansimi zyrtar i platformës TalentsLink, një event që mblodhi një audiencë të gjerë nga bota e biznesit, studentët dhe aktorët kryesorë të tregut të punës. Ngjarja përfshiu diskutime mbi të ardhmen e rekrutimit në Ballkanin Perëndimor, dëshmi nga individë që siguruan vende pune përmes TalentsLink, si dhe prezantime mbi funksionalitetet inovative të platformës. Ky event vulosi reputacionin e TalentsLink si një forcë transformuese në tregun e punës në rajon.

Lexo edhe:TalentsLink – Platforma inovative e punësimit

Gjatë vitit, TalentsLink ka ndikuar në mënyrë domethënëse në zhvillimin profesional të mijëra të rinjve, grave dhe grupeve të nënpërfaqësuara.

📌 9,300+ individë u arritën përmes fushatave të ndërgjegjësimit për markën
📌 580 talente morën trajnime mbi aftësitë e buta dhe të gjelbra
📌 469 përdorues të regjistruar aplikuan aktivisht për punë përmes platformës
📌 42 kompani u bashkuan me platformën për të lidhur kontakte me kandidatët
📌 156 individë siguruan punësim përmes TalentsLink

Duke parë drejt 2025, TalentsLink do të fokusohet në përmirësimin e mëtejshëm të aplikacionit web, zgjerimin e partneriteteve me bizneset dhe institucionet arsimore, si dhe rritjen e investimeve në iniciativa trajnimi.

📌 Strategjia e re e marketingut do të përqendrohet në historitë e suksesit personal dhe ndikimin social të platformës.
📌 Zgjerimi rajonal në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut do të forcojë mundësitë e punësimit ndërkufitar.
📌 Dy sondazhe vlerësimi do të kryhen për të mbledhur feedback nga kandidatët dhe kompanitë.
📌 Evente të specializuara për rrjetëzim do të organizohen për të krijuar lidhje më të forta mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve.

Duke ndërtuar mbi suksesin e 2024, TalentsLink është i gatshëm të krijojë një ndikim edhe më të madh në vitin e ardhshëm. Me inovacion, bashkëpunim dhe investim në zhvillimin profesional të të rinjve, platforma do të luajë një rol kyç në formësimin e së ardhmes së punësimit në Ballkanin Perëndimor.

▶️ Shihni më shumë mbi TalentsLink këtu: https://youtu.be/Nhcj36CuK3Q?si=Q2pNWCYJHtK5KUe7

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0