Taksitë fluturuese do të vijnë vitin e ardhshëm në Paris - Business Magazine Albania

Taksitë fluturuese do të vijnë vitin e ardhshëm në Paris


Taksitë ‘fluturuese’ së shpejti do të lëvizin përgjatë lumit Sena, duke ju mundësuar të përshkoni kryeqytetin francez në më pak se 15 minuta.

Këto mjete të ndërtuara kohët e fundit quhen Sea Bubble dhe do të testohen në Paris pranverën e ardhshme. Krijuesit e tyre Alain Thébault dhe Anders Bringdal u shprehën se këto taksi do të prekin lehtë sipërfaqen e ujit dhe do të arrijnë shpejtësinë prej 30 km/h.

Sea Bubble ka madhësinë e një makine të vogël, e cila mund të mbajë brenda 4 persona: 3 pasagjerë dhe piloti. Ato punojnë me energji elektrike, të cilën e sigurojnë nëpërmjet paneleve diellore dhe turbinave detare. Ato janë më ekologjike se sa taksitë tradicionale. Udhëtimet me këto taksi ‘fluturuese’ do të kushtojnë rreth rreth 10 €.taksite-fluturuese-te-vijne-vitin-e-ardhshem-ne-paris-business-mag

Njëri nga krijuesit Alain Thébaultu shpreh: “ Ne tashmë e kemi krijuar prototipin e Sea Bubble, dhe mbas Parisit do të zhvendosemi në Londër ose Gjenevë.

Për të zhvilluar prototipin janë shpenzuar rreth 500.000 € (445,000£) të cilin ata planifikojnë që ta shfaqin në shown “Consumer Electronics” në Las Vegas në Janar të 2017.

Gjithashtu ata do të bëjnë një demostrim publik në Seine, përpara parlamentit në Paris me 5 Sea Bubbles, pranverën e ardhshme.

taksite-fluturuese-te-vijne-vitin-e-ardhshem-ne-paris-business-mag

Burimi: telegraph.co.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0