Takohen kryeministrat e Ballkanit. Hahn: Zona ekonomike do të hapë vende të reja pune

Takohen kryeministrat e Ballkanit. Hahn: Zona ekonomike do të hapë vende të reja pune


Një takim informal i kryeministrave të rajonit të Ballkanit sapo është zhvilluar në Durrës. Johannes Hahn, Eurokomisioneri për Zgjerimin është shprehur optimist se bashkëpunimi ekonomik rajonal do të mundosojë më shumë vende pune.

“Zona Ekonomike Rajonale do të shtojë rritjen ekonomike, vendet e punës dhe prosperitetin në rajon përgjatë rrugës drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Hahn në Twitter. Ai e cilëson si shumë pozitiv takimi me kryeministrat e rajonit.

“Takimi i udhëheqësve të sotëm në Durrës shton dinamikën pozitive që kemi dëshmuar muajt e fundit në lidhje me perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Zona Ekonomike Rajonale do të nxisë rritjen ekonomike, vendet e punës dhe prosperitetin në rajon përgjatë rrugës drejt anëtarësimit në BE”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0