Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), në bashkëpunim me Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë (BMZ), me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe nën Kryesimin e Mbretërisë së Bashkuar të Procesit të Berlinit 2025, po organizon Takimin e Dytë Ministror mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB), sot, 14 tetor 2025 në Dubrovnik.
Takimi do të mbledhë ministrat e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm nga Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, së bashku me përfaqësues të Komisionit Evropian, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Kroacisë dhe partnerëve rajonalë e ndërkombëtarë, për të diskutuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Agjendës së Gjelbërt– një kornizë e përbashkët që përafron rajonin me Marrëveshjen e Gjelbërt Evropiane dhe hap rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe klimaterike neutrale.
Fjalët hyrëse do të mbahen nga Amer Kapetanović, Sekretar i Përgjithshëm i RCC-së; Jan Dusik, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm në DG CLIMA të Komisionit Evropian; Johann Saathoff, Sekretar Shtetëror Parlamentar në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë; Javed Patel, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kroaci; dhe Marija Vučković, Ministre e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Tranzicionit të Gjelbërt të Kroacisë.
Lexo edhe: Ursula von der Leyen në Tiranë: “Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Europën”
Pas panelit ministror mbi përparimin e Agjendës së Gjelbërt, pritet që ministrat e Gjashtëses së Ballkanit Perëndimor të miratojnë Deklaratën e Dubrovnikut, pjesë përbërëse e së cilës janë katër dokumente rajonale kryesore:
- Plani i Veprimit i Rishikuar i Agjendës së Gjelbërt 2025–2030;
- Plani i Përshtatjes Klimatike për BP6;
- Plani Rajonal i Veprimit për Parandalimin e Ndotjes nga Plastika, duke përfshirë Mbetjet Detare; dhe
- Korniza e Planit Strategjik të Biodiversitetit të BP6 deri në vitin 2030.
Me miratimin e këtyre dokumenteve, rajoni kalon nga planifikimi në zbatim, me objektiva ambicioze dhe të matshme në tranzicionin energjetik, qëndrueshmërinë klimatike, ekonominë qarkulluese, luftën ndaj ndotjes dhe mbrojtjen e natyrës.
***
Takimi zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit 2025 dhe shërben si forumi kryesor vjetor i rajonit për të rishikuar progresin dhe përcaktuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Agjendës së Gjelbërt për Ballkanin Perëndimor (GAWB). Pjesëmarrësit do të diskutojnë masa konkrete për forcimin e qëndrueshmërisë klimatike, uljen e ndotjes nga plastika, ruajtjen e biodiversitetit dhe përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër në përputhje me standardet europiane.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto