Takime me profesionistë dhe biznese të diapsorës - Business Magazine Albania

Takime me profesionistë dhe biznese të diapsorës

Më 13 tetor 2022 nga ora 10:00, GERMIN, më mbështetjen e USAID Kosovo Compete Activity, do të organizojë takime B2B mes bizneseve të Kosovës dhe bizneseve nga Diaspora në Zvicër. Në këto takime të pranishme do të jenë dhjetë (10) gra ndërmarrëse nga Kosova nga sektorët e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit si dhe TIK-ut. Gjithashtu, të pranishëm do të jenë edhe profesionistë nga diaspora të cilët janë angazhuar si mentorë të tyre, si dhe përfaqësues të komunitetit dhe bizneseve të ndryshme në Zvicër.

Lokacioni: Schiffbaustrasse 10, 8005 Zürich, Switzerland (Aubrey)

Duke pasur parasysh numrin e kufizuar të pjesëmarrësve, ju ftojmë të regjistroheni për pjesëmarrje.

Ndërkohë, së bashku me CARITAS-in Zviceran dhe KCSF, nga ora 19:00, organizohet takim rrjetëzues me profesionistët shqiptarë dhe komunitetin biznesit nga diaspora në Zvicër. Në këtë takim, do të prezantohet mundësia për projekte investuese në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë-MARDI”, si dhe mundësitë e angazhimit të profesionistëve nga diaspora në institucione, biznese, dhe organizata në Kosovë përmes programit të GERMIN për angazhimin e profesionstëve.

Lokacioni: Hardstrasse 260, 8005 Zürich, Switzerland (Aya)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0