Superkostumi qe do ta beje njeriun shume te forte - Business Magazine Albania

Superkostumi qe do ta beje njeriun shume te forte


Ekspertet e korporates japoneze “Panasonic” zhvilluan nje exoskelet qe i lejon nje personi pa asnje sforcim te ngreje nje peshe deri ne 60 kg. 
Sipas mediave japoneze, fjala “exoskelet” deri me tani ishte e njohur vetem per te apasionuarit pas fantashkences.
 
Shpikja paraqet ne vetvete nje kostum te pajisur me nje karkase te jashtme te forte. Kompjuteri kontrollon pajisjet mbeshtetese, te cilat jane te bashkangjitura ne cdo gjymtyre te personit, si dhe duart-manipulatore. 
 
E gjithe kjo luan rolin e nje motori ndihmes qe zvogelon ngarkesen ne muskuj dhe rrit fuqine e njeriut.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0