SunEasy kalon shifrën e 2000 përdoruesve në vetëm 40 ditë! - Business Magazine Albania

SunEasy kalon shifrën e 2000 përdoruesve në vetëm 40 ditë!

SunEasy kalon shifrën e 2000 përdoruesve në vetëm 40 ditë!

Startup-i shqiptar SunEasy ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke kaluar shifrën e 2000 përdoruesve brenda vetëm 40 ditëve nga lançimi i tij. Platforma inovative e rezervimit të shezlongëve, e cila është falas për përdoruesit dhe bizneset e plazheve gjatë këtij viti, ka tërhequr një numër të madh përdoruesish që kanë gjetur zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë për rezervimin e pushimeve të tyre.

Përdoruesit e SunEasy kanë dhënë vlerësime tepër pozitive për platformën, duke theksuar lehtësinë e përdorimit dhe përfitimet që ajo ofron në menaxhimin e rezervimeve. Me këtë ritëm të rritjes dhe mbështetjen e përdoruesve, SunEasy synon të zgjerojë më tej shërbimet e saj dhe të vendoset si platforma kryesore e rezervimit të shezlongëve në Shqipëri dhe më gjerë.

Lexo edhe:Erison Ballasheni sjell “Sun Easy Albania”, platformën inovative që synon tranformimin e turizmit bregdetar!

Për ju që akoa nuk e keni shkarkuar aplikacionin, ja disa arsye pse duhet ta shkarkoni tani:

  • Rezervime pa stress: Me SunEasy, ju mund të siguroni vendin tuaj të preferuar në plazh me vetëm një klikim, duke shmangur stresin e kërkimit të shezlongëve të lirë.
  • Komoditet maksimal: Rezervoni paraprakisht dhe shijoni plazhin pa shqetësime. Nuk ka më rrëmujë dhe tension për të gjetur një vend të lirë!
  • Oferta ekskluzive: Përfitoni nga zbritjet dhe promovimet speciale vetëm për përdoruesit e SunEasy, duke e bërë përvojën tuaj në plazh edhe më të këndshme.
  • Përzgjedhje e vendit dhe llojit te çadrës: Eksploroni plazhet më të bukura dhe bëni zgjedhjen perfektë te çadrës se preferuar prej aplikacionit SunEasy.

Kjo arritje e shpejtë është dëshmi e potencialit të madh që SunEasy ofron, jo vetëm për pushuesit, por edhe për bizneset e plazheve që kërkojnë një mënyrë më efikase dhe moderne për të menaxhuar rezervimet.

 

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0