Një analizë e Microsoft tregon se aktorët rusë po intensifikojnë sulmet kibernetike ndaj vendeve anëtare të NATO-s në një kohë të rritjes së tensioneve ndërkombëtare.
Raporti zbulon se ndërsa Ukraina mbetet objektivi kryesor i Rusisë, pjesa tjetër e top 10 vendeve të sulmuara janë të gjitha anëtare të NATO-s. 20% e sulmeve kanë targetuar Shtetet e Bashkuara, 12% Mbretërinë e Bashkuar dhe 6% Gjermaninë. Belgjika, Italia, Estonia, Franca, Holanda dhe Polonia kanë qenë objektiv i më pak se 5% të sulmeve.
Microsoft thekson se sulmet kanë synuar kryesisht agjencitë qeveritare (25%), si dhe grupet kërkimore dhe organizatat joqeveritare (13% secila). Sektoret e targetuara konsiderohen me “vlerë inteligjence” për Rusinë, veçanërisht për shkak të luftës së vazhdueshme me Ukrainën.
Lexo edhe: Suksesi i ‘Plug and Play Tirana Expo 2025’/ 10 startup-e shqiptare drejt Silicon Valley
Raporti paralajmëron gjithashtu një rritje modeste të sulmeve ndaj bizneseve të vogla në vendet aleate të Ukrainës, pasi ato mund të përdoren si “pikë hyrjeje” drejt organizatave më të mëdha.
Kjo rritje e sulmeve kibernetike vjen pas akuzave të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që e quajti fushatën ruse kundër Europës një “luftë hibride” dhe një përpjekje për të ndarë Bashkimin Europian dhe për të dobësuar mbështetjen ndaj Ukrainës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.