Subvencionet në bujqësi. 90% e aplikuesve fitues

Subvencionet në bujqësi. 90% e aplikuesve fitues


Është përmbyllur thirrja për aplikimet në Skemën Kombëtare të Financimit për Subvencionet dhe granteve. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, ka bërë të ditur gjatë një takimit me banorët e zonës Dvoran në Korçë se numri i fituesve në raport me aplikantët është shumë i lartë këtë vit.

“Unë dua t’jua them të gjithë atyre që aplikuan në mollë p.sh, meqënëse këtu jemi në vendin e mollëve, kanë fituar të gjithë, 100%. Të gjithë ata që aplikuan për mbjellje të reja për mollë, kanë fituar. Në total pothuajse 90 % e aplikantëve janë shpallur fitues dhe për masat e tjera, siç është vaditja me pika, apo investime të tjera në fermë, matrikullim, rimbursim i qumështit”.

Këtë vit, fondi për sunvencionet në bujqësi është në vlerën 20 milionë euro, ndërsa mundësitë e financimit javë zgjeruar deri në 90 milionë euro, me hapjen e programit Ipard.

Nga skema e subvencioneve të parashikuara për 2018, rreth 50%  e tyre sipas ministrit Peleshi shkon për subvencionet e fermerëve dhe blegtorëve dhe pjesa tjetër shkon në investimet në agropërpunim, magazinim, linja prodhimit. “Patëm një numër të lartë aplikimesh, 30% më shumë se vitin e kaluar, edhe sepse ju mund ta konfirmoni, një pjesë e madhe këtu ka aplikuar. Aplikimi ishte shumë i thjeshtë këtë vit, ishte vetëm me kartë identiteti.”

Ministri ftoi fermerët të shfrytëzojnë më tepër këto mundësi, “sepse vetëm kështu do të mund të rigjallërohet dhe të modernizohet bujqësia shqiptare. Shumë shpejt do të hapet “thirrja e parë” për Programin IPARD, që do të thotë një mundësi e artë për të gjithë fermerët, agropërpunuesit, blegtorët”, tha Peleshi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0