Studimi: Zhvillimi I mediave online shqiptare, lulezim dhe sfide - Business Magazine Albania

Studimi: Zhvillimi I mediave online shqiptare, lulezim dhe sfide


RUDINA HOXHA

TIRANA – Perfundimet e nje studim per mediat online qe veprojne ne Shqiperi , i realizuar nga Instituti Shqiptar i Medias me mbeshtetjen e Bashkepunimit Austriak per Zhvillim, u prezantuan javen e kaluar ne Tirane si nje perpjekje per te bere nje panorame sa me te plote te stadit aktual te zhvillimit te mediave online ne vend se bashku me specifikat, tiparet dhe te metat e tyre ne krahasim me ato globale.
Te monitoruara per nje periudhe 4 mujore (1 prill 2014-1korrik, 2014), studimi ka shorlistuar 45 eebsajtet e lajmeve me te vizitueshme nga nje total prej 300 eebsajtesh te paraqitura nga monitori statistikor I kerkimit Alexa, I aksesuar me 23 mars 2014.
Sipas perfundimeve te studimit, te paraqitura nga Prof. Rrapo Zguri, nga 45 eebsajtet e lajmeve me te vizitueshme ne Shqiperi, 18 prej tyre jane eebsajte individuale ose “digital native media.” Ky i fundit tregon se ze nje vend te rendesishem ne ekosistemin mediatik online dhe jep nje ndihmese ne informimin e audiencave ne internet. Sipas studimit, nga keto 18 eebsajte individuale, 7 jane portale lajmesh, 4 eebsajte lajmesh, 3 revista online, 2 blogje lajmesh dhe 2 agjenci lajmesh online.


Gjithashtu nga 39 media online te intervistuara, 31 jane te natyres gjeneraliste dhe vetem 8 te profilizuara.
Sa i takon lendes se publikuar ne eebsajtet ne fjale, studimi tregon se vetem ne 5 prej tyre, i tere kontenti eshte produkt i stafit te medias online, 20 prej tyre kane nje kontent te krijuar pjeserisht nga stafi dhe pjeserisht nga stafi i mediave tradicionale, 12 prej tyre kane nje kontent te krijuar pjeserisht nga stafi I medias online dhe pjeserisht nga materiale te marra nga media te tjera online. Vetem 4 kane nje kontent te krijuar nga stafi i medias tradicionale.
Perditesimi i eebsajteve qe mbart nje rendeisi te vecante. Sipas studimit, 22 media online e perditesojne lajmin cdo 10 minuta, 4 cdo 20 minuta, 1 cdo 1 ore dhe 8 media online disa here ne dite.
Sa i takon komenteve te lexuesve, studimi zbulon se 18 media online i botojne komentet e lexuesve pasi jane lexuar dhe miratuar nga moderator apo redaktori, 12 bejne nje botim te menjehershem automatik te ndjekur me moderim, 5 bejne nje botim te menjehershem pa moderim dhe 4 nuk i lene fare hapesire komenteve. 19 media online thone se reagimet e lexuesve ndaj shkrimeve jane te shpeshta, 13 te here pas hereshme, 3 te rralla dhe 2 thone se nuk ka reagime fare.
Studimi thekson se nje total prej 276 punonjes jane te punesuar nga 39 mediat online te intervistuara.
Ne perfundim, nga 30 mediat online te intervistuara, rezultojne me fitim 13 media, 10 mbulojne shpenzimet dhe 13 dalin me humbje. Per 33 prej mediave te intervistuara, burimi kryesor I fitimit jane reklamat kurse nga abonimet apo forma te tjera te shitjes se produktit mediatik te ardhurat jane zero.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0