Studimi tregon, çokollata do të zhduket pas 40 vitesh - Business Magazine Albania

Studimi tregon, çokollata do të zhduket pas 40 vitesh


Bimët e kakaos mendohet të zhduken në vitin 2050 si pasojë e temperaturave të larta dhe motit të thatë.

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë janë bashkuar me kompaninë Mars për shpëtuar këtë kulturë përpara se të jetë shumë vonë.

Ata po studiojnë mundësi për përdorimin e teknologjisë së reduktimit të gjeneve CRISPR për t’i bërë farat t’i mbijetojnë sfidavë të reja.

Drejtori i gjenomës së bimëve në një institut që punon me kompaninë e ushqimit dhe karamele Mars, Myeong-Je Cho thotë se bimët do të transformohen. Nëse gjithçka shkon mirë, këta fidanë të vegjël së shpejti do të jenë në gjendje të mbijetojnë – dhe të lulëzojnë – edhe në temeratura të ngrohta.

Teknologjia e re CRISPR, e cila lejon këputjen e ADN-së, gjë që ishte e pamundur më parë. Këto përmirësime tashmë janë duke u përdorur për t’i bërë farat më të lira dhe më të sigurta. Por përdorimi i tyre më i rëndësishëm mund të jetë në botën në zhvillim, ku shumë prej bimëve që njerëzit përdorin për të shmangur urinë, kërcënohen nga ndikimet e ndryshimeve klimatike, përfshirë më shumë pesticide dhe mungesën e ujit.

Bima e kakaos ka një pozicion të pasigurt në planetin tonë. Ato rriten vetëm në një zonë të lagësht afërsisht 20 gradë në veri dhe në jug të ekuatorit, ku temperatura, shiu dhe lagështia janë konstante gjatë gjithë vitit. Më shumë se gjysma e çokollatës në botë vjen nga dy vende në Afrikën Perëndimore, Côte d’Ivoire dhe Ghana.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0