Studimi: Fëmijët që kanë lindur gjatë pandemisë kanë nivel inteligjence të ulët - Business Magazine Albania

Studimi: Fëmijët që kanë lindur gjatë pandemisë kanë nivel inteligjence të ulët

Sipas një studimi të fundit në SHBA fëmijët që kanë lindur gjatë pandemisë së Covid-19 kanë nivele më të ulëta të njohjes së përgjithshme (IQ koeficienti i inteligjencës një grup testesh të standardizuara të krijuara për të vlerësuar inteligjencën njerëzore.)

Autori i studimit Sean Deoni, profesor i pediatrisë në Universitetin Broën, SHBA tha se kufizimet dhe izolimi në shtëpi bënë që fëmijët e lindur në këtë periudhë kanë rezultate të ulëta në testet e zhvilluara për të vlerësuar inteligjencën e tyre.

Të dhënat tregojnë se rezultati mesatar i IQ në testet e standardizuara për fëmijët e moshës nga tre muaj deri në tre vjeç ishte 78 për fëmijët e lindur gjatë pandemisë, ndërkohë që më parë ka qenë 100. Terence Stephenson, një profesor i pediatrisë në Universitetin “College” në Londër është shprehur se është shkruar shumë për ndikimin e pandemisë në edukimin e fëmijëve të vegjël, por studimi i ri tregon më shumë detaje sepse janë analizuar edhe foshnjat.

LEXO: Pandemia la pa punë mbi 22 milionë njerëz

Gjetjet kanë treguar se fëmijët që patën rezultate më të ulëta ishin ata më probleme socio-ekonomike. Ekspertët janë shprehur se arsyeja kryesore për rezultate të ulëta është mungesa e ndërveprimit dhe gjendja emocionale e prindërve.

“Këto të dhëna vijnë nga një pjesë relativisht e pasur e Shteteve të Bashkuara, kështu që frika më e madhe është se gjërat mund të jenë më keq në pjesët më të varfra të vendit dhe botës,” shtoi Deoni.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0