Streha e fundit e kriminelëve: Smartfonët e kriptuar - Business Magazine Albania

Streha e fundit e kriminelëve: Smartfonët e kriptuar

Si autoritete të zbatimit të ligjit, ne u detyrohemi viktimave të krimeve dhe familjeve të tyre ndjekjen e çdo çështje të mundshme, kërkimin e të gjitha provave dhe mos ndaljen para asgjëje derisa të zbulojmë të vërtetën.

Por vitet e fundit, ne jemi përballur me një pengesë të re: pajisjet dixhitale të koduara, që ua pamundësojnë hetuesve mbledhjen e provave. Teknologjia po ecën me ritme shumë të shpejta përpara, dhe abuzimi kriminal me të nuk bën ndonjë përjashtim.

Pajisjet dixhitale janë gjithnjë e më shumë instrumentet kryesore me të cilat planifikohen, përjetësohen dhe memorizohen krimet. Ato bartin shpesh prova të nevojshme për të zbardhur autorësinë e një krimi. Por për fat të keq, ndodh shumë shpesh që provat që gjenden brenda një smartfoni janë të paarritshme për hetuesit pikërisht për shkak të dizenjimit teknologjik të tyre.

Ndërsa dy agjencitë tona po punojnë për të mbrojtur qytetarët në të dyja anët e Atlantikut, ne kemi arritur në përfundimin se pengesa e vetme më problematike për ta përmbushur këtë detyrë, buron nga kriptimi i parregulluar me ligj. Për të qenë të qartë që në fillim. Ne të dy e mbështesim kriptimin si procedurë, dhe jo thjesht kriptimin e parregulluar. Asnjë sektor – në këtë rast, industria e teknologjisë – nuk duhet të lejohet që të diktojë rregullat e qasjes në të dhënat dixhitale për të gjithë shoqërinë, duke pasur parasysh kufizimin e ndikimit më të gjerë që mund të kenë këto rregulla.

Krimi i organizuar, terroristët dhe abuzuesit e fëmijëve, joshen shumë nga pajisjet dhe platformat e komunikimit që janë krijuar enkas për të qenë teknikisht të pamundura për t`u depërtuar nga organet e zbatimit të ligjit.

Dhe ky nuk është një problem vetëm amerikan apo evropian, por një problem global. Çdo ditë ne shohim kriminelë që e përdorin kriptimin për të lehtësuar kryerjen e krimeve të tyre. Dhe si zbatues të ligjit, ne po e humbasim aftësinë tonë për të garantuar sigurinë e njerëzve.

Kriptimi është shndërruar në një sfidë serioze për hetimet në pothuajse të gjitha fushat e kriminalitetit. Për shembull, aktualisht, sulmet kibernetike që synojnë zhvatjen, janë një nga kërcënimet më të mëdha për sa i përket dëmtimit ekonomik dhe aftësisë së tij për të sabotuar punën e bizneseve dhe infrastrukturën kritike globale.

Kriminelët kibernetikë përdorin jo vetëm kriptimin për të fshehur identitetin e tyre dhe transaksionet financiare apo për të mbrojtur infrastrukturën që përdorin për të goditur. Pra  teknologjia qëndron në themel të ndërmarrjes së tyre kriminale shumë miliarda dollarësh. Qasja tek të dhënat e kyçura në pajisjet dixhitale mund të nënkuptojë edhe dallimin midis zbardhjes së krimeve dhe lejimit që ato të ndëshkohen.

Vetëm muajin e kaluar një koalicion global i agjencive nga disa vende ndërmorën Operacionin “Mburoja e Trojës”, një nga më të mëdhatë dhe më të sofistikuarat deri më tani në fushën e zbatimit të ligjit dhe në luftën kundër aktiviteteve kriminale të koduara.

Duke zhvilluar dhe përdorur softuerë kundër pajisjeve të koduara, një koalicion ndërkombëtar i agjencive të zbatimit të ligjit ishte në gjendje që të kishte qasje në informacione nga më shumë se 300 grupime kriminale që operojnë në mbi 100 vende të botës.

E megjithatë, Operacioni “Mburoja e Trojës” mbetet një përjashtim. Në pjesën më të madhe të rasteve, situata vetëm sa po përkeqësohet. Kriptimi i parregulluar nga ligji, së bashku me teknologjitë e tjera që e rrisin privatësinë, po lejojnë teknologjitë që të fshehin provat, dhe kjo po pengon gjithnjë e më shumë hetimet tona penale.

Zyra e Prokurorit të Diskritit të Manhatanit në Nju Jork, u pengua në aksesimin e provave në një rast të fundit mbi trafikimin seksual të fëmijëve, që duhej të kishte siguruar të dhëna të rëndësishme, të cilat mund të kishin shpëtuar fëmijë të trafikuar shtesë, si dhe të zbulonin bashkëpunëtorët e mundshëm në këtë trafik.

Një gjykatës përcaktoi në mënyrë të pavarur që telefoni i viktimës përmbante prova të veprimtarisë kriminale, ndaj lëshoi ​​një urdhër për të pasur një qasje të ligjshme tek ai informacion. Por përmbajtja e telefonit mbetet e paarritshme, pasi është i kyçur me një kod.

Megjithatë, edhe kur ka mjetet në dispozicion për të zhbllokuar pajisjet e koduara, ato shpesh janë të shtrenjta. Për agjencitë që kanë pak burime, financimi i teknikave të shtrenjta të dekriptimit është i pamundur. Dhe madje edhe me mjetet më të mira në tregun global, zbatimi i ligjit ka akoma më pak se 50 për qind shanse për të depërtuar në një pajisje dhe për të marrë të gjitha provat e nevojshme. Për këtë arsye, hetimet penale përmbajnë tani elementin e fatit, gjë  që është e papranueshme për zbatimin e ligjit, për viktimat dhe për shoqërinë në tërësi.

Në fakt, agjencitë duhet t’u japin shpesh përparësi çështjeve bazuar jo në rëndësinë e tyre, por tek gjasat për të pasur qasje tek provat që janë të koduara. Viktimat e krimit meritojnë më shumë sesa kaq. Nuk mund të vazhdohet me delegimin e standardeve të kriptimit kompanive private të teknologjisë.

Nevojitet urgjentisht një ligj që ta adresojë këtë problem. Zgjidhja e këtij problemi do të kërkojë një ekuilibër delikat midis privatësisë nga njëra anë dhe sigurisë publike nga ana tjetër. Përparësia e njërit mbi tjetrin, nuk është më një zgjidhje e pranueshme. Në fund, problemet e teknologjisë të krijuara nga njerëzimi, duhet të zgjidhen po nga njerëzimi. Siç tha dikur presidenti amerikan John Kennedy: “Problemet e krijuara nga njeriu, mund të zgjidhen po nga njeriu”. Kështu mendojnë edhe viktimat e krimeve të ndryshme. Ata presin që udhëheqësit të lëvizin me shpejtësi duke e bërë këtë gjë.

POLITICO

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0