Steven Hall, studio amerikane e arkitektëve që do të projektojnë qendrën multifunksionale të Tiranës “Expo Albania” - Business Magazine Albania

Steven Hall, studio amerikane e arkitektëve që do të projektojnë qendrën multifunksionale të Tiranës “Expo Albania”

Pas prezantimit të projekteve të studiove konkurruese për projektin e qendrës multifunksionale të Tiranës “Expo Albania”, juria ka vendosur që fituese të shpallet studio e arkitektëve amerikanë “Steven Hall”.

Përfaqësuesit e”Steven Hall”, theksuan se, “Jemi shumë të frymëzuar, Falendenderojmë jurinë, falenderojmë Edi Ramën për ftesën që na bëri për të punuar në Shqipëri. Këto janë projektet shumë të mira në portofolin tonë. Ne jemi shumë të lumtur për të punuar projekte të tilla.”

“Expo Albania” pritet të jetë hapësirë e dedikuar për evente, panaire, koncerte dhe takime. Pjesë e saj do të jenë edhe hapësirat akomoduese që do të ndërtohen, si hotele me 3 apo 4 yje.

Ajo pritet të jetë qendra më e madhe në kryeqytet, duke tejkaluar kapacitetet e Pallatit të Kongreseve si edhe të dy qendra të tjera të ngjashme, të ndërtuara nga kompani private.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0