Steve Jobs i dhuroi Kosovës 27 kompjuterë në vitin 1999

Steve Jobs i dhuroi Kosovës 27 kompjuterë në vitin 1999


*Shkruar nga Vlora Citaku në një postim në Facebook.

Ajo thotë se Steve Jobs i kishte dhuruar disa kompjuterë iMac popullit të Kosovës në vitet ’99. Në letrën e mëposhtme presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, Bill Clinton falenderon Jobs-in për këtë kontribut, në një letër që daton më 3 Nëntor, 1999. Sipas burimeve thuhet se iMac-ët janë dhuruar në Bibliotekën Kombëtare.

Letra përmban shkrimin e mëposhtëm:

Jam shumë i lumtur të mësoj për kontributin zemërgjerë të kompanisë Apple Computers kundrejt popullit të Kosovës. 27 iMac-ët që ju ofruat do të ndihmojnë në pajisjen e shtatë faqeve të internetit, duke nxitur mundësi të mëdha për rritje dhe zhvillim në vendin e Kosovës.

Forca më e madhe e vendit tonë është shpirti i komunitetit të popullit dhe duke ndihmuar popullin e Kosovës të rindërtojnë jetën e tyre, ju po vendosni një shembull të fuqishëm të dhembshurisë dhe shërbimit për kompanitë në të gjithë Amerikën.

Bill Clinton e mbyll letrën e tij duke bërë një falenderim të përzemërt për Steve Jobs-in dhe kolegët e tij rreth angazhimit të tyre për të përmirësuar botën ku jetojmë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0