Spasse ka zhvilluar një vizitë studion e skulptorit Mihaly Gabor, i cili po realizon projektin.
Busti do të vendoset përballë bashkëkohësit të Skënderbeut, heroit hungarez, Janos Huniadit.
“Edhe në Budapest do të vendoset statuja e Skënderbeut. Ambasadori Spasse vizitoi studion e skulptorit Mihaly Gabor, për të parë maketin me përmasa reale. Pas disa ndryshimeve në fizionominë e portretit dhe lejes përfundimtare të Këshillit Bashkiak, statuja do të vendoset në parkun qendror të qytetit, përballë statujës së Janos Huniadit”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës Shqiptare në Hungari.
Burimi: ata.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto