Startups Battle: Hapet gara për 10,000 euro në Klan - Business Magazine Albania

Startups Battle: Hapet gara për 10,000 euro në Klan


Startups Battle është emisioni i parë televiziv i prodhuar dhe realizuar në Kosovë që ka për qëllim promovimin e sipërmarrjes tek të rinjtë.

Beteja e Startup-eve është një garë mes ideve dhe koncepteve të biznesit për të fituar 10,000 € (5,000 € cash dhe 5,000 € shërbime).

Startups Battle përveç se do të jetë show më interesant televiziv në fushën e biznesit, është mundësia më e mirë për të prezantuar idenë apo biznesin tënd para investitorëve dhe klientëve potencial.

Për ekipet nga Shqipëria dhe Maqedonia, shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në Kosovë, mbulohen nga organizatorët.

Ky është TV Show i parë për startupet (bizneset e reja) në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Startups Battle, i organizuar nga Kolegji Universum në bashkëpunim me Innovation Center Kosovo (ICK), fton të gjithë shqiptarët nga çdo trevë të bëhen pjesë e këtij kompeticioni.

Nëse ke një ide biznesi apo një startup APLIKO TANI!!

Afati për aplikim: 5 Qershor 2017

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0