Startup Live Tirana, në kërkim të ideve të reja të biznesit nga i gjithë rajoni - Business Magazine Albania

Startup Live Tirana, në kërkim të ideve të reja të biznesit nga i gjithë rajoni


 StartUp Live Tirana 2019 – vendi ku mund të njohësh njerëz të rinj dhe ku të jepet mundësia të marrësh pjesë në Festivalin e Pionerëve në Vjenë.

Qëllimi i këtij Programi Akselerimi është kthimi i një ideje në një biznes real. Në një fundjavë të vetme, themelues të Start Up-eve ekzistues së bashku me pjesëmarrës, të cilët janë të gatshëm dhe të etur për t’u bashkuar, mësojnë çdo gjë rreth modelimit të një biznesi dhe e sjellin atë në një prezantim final. Pjesëmarrësit kanë mundësinë të takojnë mentorë dhe ekspertë nga industria e Startup-eve dhe në fund ta prezantojnë idetë e tyre para investitorëve.

STARTUP LIVE ka të bëjë me njerëzit dhe eksperiencën.

Organizatorët thonë se, “është shumë e lehtë të dallosh emocionet që përjetojnë pjesëmarrësit e StartUp Live që nga fillimi i ditës deri në darkë, duke konsumuar energjitë e tyre që prezantimi final të jetë sa më i përsosur. Kontaktet që krijohen dhe eksperienca janë ato që mbeten në fund të çdo eventi”.

Po të shohim pjesmarrësit e programeve të kaluara, ka njerëz të cilët kanë punuar rreth ideve të tyre dhe kanë kaluar shumë mirë. Kur i shikon tani gjen kompani të suksesshme si Runtastic, mySugr, Qriously, Zoomsquare, Codeship, Shpock, Swell, PSPDF, Kit, ChillBill, i5, Speedinvest, Blossom dhe shumë të tjera. Ky program është thelbësor për të nxitur inovacionin në rajon – shprehet Thomas Schranz, CEO i kompanisë Blossom dhe mentor i disa programeve StartUp.

Programi i Akselerimit ka qenë i suksesshëm në shumë qytete europiane si: Vjenë, Athinë, Berlin, Pragë, Kopenhagen, Hamburg, Tel Aviv, Beograd e shumë të tjerë. Në Shqipëri ky event vjen për të tetin vit rradhazi.

Rreth Startup Live Tirana:

Programi i Akselerimit, Startup Live, (www.startuplive.org) është pikënisje për shumë themelues startupesh me perspektivë dhe vizion. Me një rekord ndërkombëtar, ky program është zhvilluar në më shumë se 40 qytete dhe ka tërhequr mbi 10000 pjesëmarrës. Runtastic, Shpock dhe mySugr janë ndër kompanitë më të suksesshme që kanë dalë nga ky program.

Për më shumë informacion dhe përditësime mbi eventin mund të vizitoni faqen online: https://startuplive.org/tirana

Të dhëna:

Data: 7-9 qershor 2019

Vendndodhja: Ivanaj Foundation, Rruga Perlat Rexhepi, Tiranë

Kontakte: info@unique-je.org

Çfarë ndodh në StartupLive Tirana: https://youtu.be/8v4Gx8mXj-Q

Ndiqni eventin në Facebook: https://www.facebook.com/events/2270018393237123/

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0