StartUp Irlanda

StartUp Irlanda – Të kesh një startup tëndin në Irlandë është e modës


Shoqëria irlandeze ka projektuar më së miri ndërtimin e një ekosistemi modern të sipërmarrjeve të reja . Të kesh një startup tëndin në Irlandë është e modës. Të bërit biznes në qytetin më të populluar, Dublinin , është thjeshtëzuar për shkak të mungesës së barrierave që burokracia krijon aq lehtë. Sipërmarrësit aventurierë kanë gjetur një vend të ri, ku mund të besojnë se bota nuk ka limite, por ato krijohen nga mendjengushtësia e trishtimit njerëzor.

Projekti i suksesshëm Irlandez mbështetet nga çdo hallkë e kësaj shoqërie duke filluar nga:

Universitetet.

Institucionet arsimore janë vënë në shërbim të të rinjve dhe komunitetit të sipërmarrësve. Universitetet më të njohura të Irlandës si ai i Dublin City University apo Trinity College Dublin kanë krijuar programe të veçanta për studentët që në të ardhmen kanë qëllim për t’u bërë sipërmarrës. Irlanda, ashtu si Shqipëria është pjesë e shteteve me popullsinë më të re në Europë. Pasi lënë sallat e leksioneve këta të rinj janë shumë të kërkuar nga kompani si Google apo Facebook të cilat kanë zyrat e tyre edhe në Irlandë.

Investitorët .

Studentët sipërmarrës gjejnë një ambjent të ngrohtë për sa i përket  mbështetjes së ideve të tyre nga investitorët engjëj apo kompanive të cilat besojnë tek aftësitë e tyre. Vetëm në vitin 2014, investimet në kompanitë e reja kanë qenë $448 milion. Irlanda renditet e pesta në Europë për sa i përket investimeve në raport me GDP-në.

Qeveria.

Irlanda renditet në vendin e 17 -të për sa i përket  të bërit biznes, Doing Business 2016 . Banka Botërore e ka renditur  Irlandën në listën e shteteve më të mira që mund të bëhet biznes , për shkak të proçedurave të thjeshta dhe krijimit të një ambjenti sa më pak burokrat për sipërmarrjen. Kompanitë paguajnë një taksë fikse prej 12.5 %.

Ekosistemi i Sipërmarrjes.

Për të  hedhur hapa të sigurt drejt zhvillimit të qëndrueshëm një shoqëri moderne duhet të ketë një Ekosistem Sipërmarrjeje të mirëorganizuar dhe të lidhur ngushtë me lojtarët e tjerë të zhvillimit si: qeveria, investitorët apo qendrat e edukimit.  Irlanda ka një rrugë të shndritshme për sa i përket zhvillimit socio-ekonomik. Ajo ka arritur t’i konkretizojë qëllimet e saja për krijimin e një ekosistemi të sipërmarrjes duke krijuar hapësira për kompani gjigande si Google , Facebook apo Twitter. Ky shtet sipërmarrës nuk ka ngurruar të investojë në qendra alternative të edukimit që janë të specializuara në trajnimin e sipërmarrësve studentë . Në këto qendra ka hapësira për kompanitë e reja për t’u financuar dhe drejtuar në rrugën e duhur të suksesit.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0