Startup-i Erebor i frymëzuar nga “Lord of the Rings” bëhet banka e parë e miratuar në mandatin e dytë të Trump - Business Magazine Albania

Startup-i Erebor i frymëzuar nga “Lord of the Rings” bëhet banka e parë e miratuar në mandatin e dytë të Trump

Banka Erebor, e fokusuar në sektorin e kriptomonedhave dhe teknologjisë, është bërë institucioni i parë bankar që merr licencë kombëtare gjatë mandatit të dytë të presidentit Donald Trump, raportoi Wall Street Journal.

Ky miratim i lejon bankës, e mbështetur nga sipërmarrësi Palmer Luckey, të operojë në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara. Vendimi u mor më pak se tetë muaj pasi kompania aplikoi për licencë pranë Zyrës së Kontrollorit të Monedhës (OCC). Autoritetet amerikane nuk dhanë menjëherë një koment zyrtar mbi këtë vendim.

Erebor u themelua nga Palmer Luckey, bashkëthemelues i kompanisë së teknologjisë ushtarake Anduril Industries, dhe mori miratim paraprak nga rregullatorët bankarë në tetor. Ndër investitorët e bankës janë edhe bashkëthemeluesi i Palantir, Joe Lonsdale, si dhe miliarderi Peter Thiel, i cili sipas mediave ka mbështetur financiarisht këtë iniciativë.

Lexo edhe: Kompania e MrBeast blen aplikacionin financiar Step, të fokusuar te Gen Z

Sipas dokumenteve të aplikimit, Erebor synon të shërbejë kompanitë e teknologjisë që veprojnë në fushat e inteligjencës artificiale, kriptomonedhave, mbrojtjes dhe prodhimit industrial, si dhe individët që punojnë apo investojnë në këto sektorë. Gjithashtu, banka ka si objektiv të mbushë boshllëkun e krijuar pas falimentimit të Silicon Valley Bank në vitin 2023, një institucion kyç për startup-et teknologjike dhe fondet e kapitalit sipërmarrës, të cilat shpesh konsideroheshin shumë të rrezikshme nga bankat tradicionale.

Pas kolapsit të SVB-së, shumë kompani të reja patën vështirësi serioze për të siguruar likuiditet dhe për të përmbushur detyrime bazë, si pagesat e pagave.

Ashtu si Anduril dhe Palantir, edhe Erebor e ka marrë emrin nga seria e famshme e J.R.R. Tolkien, “The Lord of the Rings”. Në librat e Tolkien-it, Erebor njihet si “Mali i Vetmuar”, një simbol i pasurisë dhe fuqisë.

Ky emër simbolik pasqyron ambicien e bankës për t’u kthyer në një qendër të rëndësishme financiare për industrinë teknologjike dhe inovative në SHBA.

nypost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0