Punonjesit e Starbucks jane me te zgjuar.
Zinxhiri i dyqaneve qe sherbejne kafe planifikon te lancoje kete fillim jave nje program te ri qe konsiston ne pagimin e studimeve online ne Arizona State University per punonjesit e saj.
“Une besoj se kjo gje largon degradimin ne pune dhe forcon performancen. Gjithashtu kjo do te terheqe dhe do te mbaje njerezit,” thote CEO i Starbucks, Howard D. Schultz per New York Times.
Programi do te jete i disponueshem per secilin nga 135,000 punonjesit amerikane te Starbucks te cilet punojne te pakten 20 ore ne jave dhe kane rezultatet e duhura per tu pranuar ne universitet. Ata te cilet kane kredite per te pakten 2 vite shkolle, do te marrin nje pagese te plote nga Starbucks. Programi do te paguaje pjeserisht per ata punetore qe kane kryer me pak se dy vite shkolle.
Pervec shkollimit, programi do te siguroje ndihme dhe drejtim akademik te nevojshem per nje studim ne distance.
Bazuar ne raportimin e Times, e cila thote se kurset undergraduate te universitetit kushtojne rreth 500 dollare per kredit, programi i ri do te thote se punetoret, te cilat kualifikohen per pagese te plote te studimeve, do te marrin nje avantazh ‘surprize’ prej 30.000 dollaresh.
Detajet e programit te quajtur “Starbucks College Achievement Plan” u publikuan ne website e kompanise te djelen. Kompania ka njoftuar nje webcast live per lancimin e programit diten e hene ne oren 10.45 a.m. ora lokale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.