Spikerja virtuale mbërrin në Euronews Albania! - Business Magazine Albania

Spikerja virtuale mbërrin në Euronews Albania!

Spikerja virtuale mbërrin në Euronews Albania!

Euronews Albania, ka ardhur me një risi , këtë të hënë, 2 tetor. Bëhet fjalë për spikeren virtuale e krijuar tërësisht prej Inteligjencës Artificiale, e cila ka prezantuar lajmet gjatë emisionit “Good Morning Albanians”

Spikerja virtuale quhet “Tokyo Tirana”, dhe në ditët në vazhdim do të jap lajmet kryesore të ditës,

Shikuesit e Euronews Albania, do të ndjekin lajmet nga spikerja virtuale në emisionin e mëngjesit, që vjen tashmë si një risi në televizionet shqiptare.

 

 

 

Tokyo Albania” është e para AI PTA që përdoret në ekranet shqiptare dhe ajo do të na shoqërojë edhe në ditët në vazhdim…Kështu që kjo është një arsye më shumë që të ndiqni Good Morning ALbanians dhe Euronews Albania.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0