SpaceX investon 2 miliardë dollarë në startup-in e Musk për inteligjencë artificiale, xAI - Business Magazine Albania

SpaceX investon 2 miliardë dollarë në startup-in e Musk për inteligjencë artificiale, xAI

SpaceX ka marrë përsipër të investojë 2 miliardë dollarë në xAI, startup-in e Elon Musk për inteligjencë artificiale, si pjesë e një raundi kapitali me vlerë totale 5 miliardë dollarë, raportoi të shtunën The Wall Street Journal, duke thelluar më tej lidhjet mes kompanive të miliarderit të teknologjisë, në një kohë kur xAI po nxiton të rivalizojë me OpenAI.

Sipas raportit, investimi vjen pas bashkimit të xAI me platformën X (ish-Twitter), dhe vlerëson kompaninë e bashkuar në 113 miliardë dollarë. Chatbot-i Grok, i zhvilluar nga xAI, tashmë përdoret për shërbimin ndaj klientit të Starlink, dhe është planifikuar të integrohet në të ardhmen edhe në robotët Optimus të Tesla-s.

Në një reagim ndaj një postimi në platformën X mbi mundësinë që edhe Tesla (TSLA.O) të investojë në xAI, Elon Musk u shpreh të dielën: “Do të ishte fantastike, por kjo varet nga miratimi i bordit dhe aksionarëve”, pa konfirmuar dhe as mohuar raportin e WSJ mbi planet e SpaceX për të financuar xAI.

Lexo edhe: Cila ekonomi europiane rrezikon më shumë nga tarifat e SHBA-së?

As SpaceX, as xAI dhe as Tesla nuk kanë dhënë ndonjë koment zyrtar në lidhje me këtë zhvillim, ndërkohë që Reuters nuk ka mundur të konfirmojë menjëherë informacionet e publikuara nga Wall Street Journal.

Pavarësisht polemikave të fundit që kanë shpërthyer lidhur me disa përgjigje të chatbot-it Grok, Musk ka vazhduar ta përshkruajë atë si “AI më inteligjente në botë”. Ndërkohë, xAI vazhdon të investojë agresivisht në trajnimin e modeleve dhe në ndërtimin e infrastrukturës së saj teknologjike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0