Prototipi i raketës së kompanisë hapësinore amerikane Space X, ka arritur të rikthehet me sukses në Texas gjatë një fluturimi testues, por disa sekonda pasi preku tokën u përfshi nga zjarri dhe shpërtheu.
Prototipi i raketës Space X Strarship SN10 dalloi nga raketat e mëparshme SN 8 dhe SN 9, pasi arriti të zbresë në tokë. Madje pas lancimit të suksesshëm nga Texasi, arriti të ngjitet shumë më lart.
Megjithatë, me të prekur tokën zjarri përfshiu raketën, duke shpërthyer 8 minuta më vonë.
Lexo: Shifra e çmendur për një udhëtim me Space X
Starship SN10 sikurse SN8 dhe SN9, janë raketa prototip, të zhvilluara nga Space X e Elon Musk. Objektivi i Musk me këto testime, është që t’u mundësojnë njerëzve të fluturojnë në të ardhmen edhe drejt Hënës dhe Marsit.