South Central Ventures investon në startupin kosovar Labbox - Business Magazine Albania

South Central Ventures investon në startupin kosovar Labbox


South Central Ventures ka shtuar startupin e teknologjisë edukative Labbox në portfolion e tyre. Startupi kosovar ka mbyllur një investim fillestar, i cili ka për qëllim ta ndihmojë kompaninë që të sjellë produkte unike për teknologji (STEM) në treg.

Produktet e Labbox ofrojnë eksperiencë zbavitëse edukative, të bazuar në planprogram vetjak, i cili i lejon fëmijët të mësojnë për teknologjinë duke kaluar nëpër sfida, të cilat vijnë në formë të Box-ave. Ky është investimi i parë i SCV’s në një startup të bazuar në Kosovë, i cili do të mundësojë prodhimin e parë të produkteve të Labbox në tregun tonë.

Labbox zgjidh një problem shumë të rëndësishëm, i cili prek mënyrën si fëmijët mësojnë për teknologji. Qëllimi i Labbox është që të ndërrojë qasjen ndaj teknologjisë, që nis me frikën nga gabimet, drejtë nxitjes së eksperimentimit. Aq më tepër produkti është i tillë që i mëson dhe inkurajon fëmijët të mësojnë prej gabimeve të tyre. Qasja e re e Labbox sjell mësimin nga tregimet kreative, të cilat nxisin fëmijët të provojnë dhe të gjejnë zgjidhje për sfidat në mënyrë të pavarur, qasje kjo e cila qëllimisht është larguar nga instruksionet ‘hap pas hapi’ të cilat shpesh janë të përdorura.

Për ta bërë teknologjinë dhe konceptet e saj më të kapshme për fëmijët, Labbox ka dizajn harduerik, i cili u jep informacion fëmijëve përmes një gjuhe të ngjyrave, gjuhë kjo e cila i udhëzon gjatë përdorimit të produkteve. Qasja unike ndaj mësimit të implementuar nga Labbox, ka tërhequr vëmendjen e shumë edukatorëve nëpër botë, si dhe është pilotuar në disa shkolla publike në Kosovë.

Kujtojmë që kompania Labbox ka qenë gjithashtu fituese e medaljes së artë në Londër në vitin e kaluar, finalist në SLUSH – njërin nga eventet më të mëdha botërore të startupeve në Helsinki, si dhe është ekip virtualisht i inkubuar në ICK.

Themelueset, motrat Arta dhe Fiona Shehu, kanë filluar Labboxin në 2018 në klasat e Akademisë jCoders. Me ndihmën e ekipit të tyre, si dhe me mbi mijëra orë të testimit të komponentëve të ndryshme dhe planprogrameve me nxënësit e vet, lindi Labbox.

Sot Labbox përbëhet nga një ekip i personave me shkathtësi të theksuara në elektronikë, programim dhe edukatorë të çertifikuar në fushën e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM). Ky ekip është i vetmi në rajon që ka fituar certifikimin STEM nga AdvanceEd, agjencia më e madhe e akreditimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Si e shpenzojnë kohën fëmijët tanë me teknologjinë, e definon edhe qasjen, konceptet e tyre përballë teknologjisë në të ardhmen. Labbox jo vetëm që ofron eksperiencën e nevojshme për të mësuar dhe krijuar në teknologji, por lëviz qasjen nga frika prej gabimeve drejt shfrytëzimit të gabimeve për të mësuar. Kjo mënyrë e të menduarit ndërton një gjeneratë individësh që zgjidhin probleme dhe kanë vetëbesimin që të gjejnë zgjidhje të ndryshme për problemet e kohës sonë”, tha Arta Shehu Zaimi, CEO dhe themeluese e LabBox.

Tatjana Zabasu Mikuž, Partnere në Menaxhim e kompanisë SCV, shton: “Unë jam gjithmonë në kërkim të themeluesve të cilët me inspirojnë, posedojnë njohuri të gjera dhe janë duke i adresuar sfidat e botës së sotme. Është jashtëzakonisht entuziazmuese që të kem mundësi të punoj me një ekip kreativ dhe të aftë, i cili ka për mision të përgatis fëmijët për sfidat e së ardhmes, dhe jam shumë e lumtur që jemi duke dhënë mbështetje në këtë mision”.

Me vendndodhje në Beograd, Zagreb dhe Shkup, South Central Ventures (SCV), përmes Enterprise Innovation Fund (ENIF), është i përqendruar në kompanitë teknologjike të Ballkanit Perëndimor. Fondi 40 milionë euro është i dedikuar fillimisht për startupe në faza fillestare dhe në investime që nxisin rritje. Në xhepin e fondit për investime fillestare, 1,5 milionë euro janë të përcaktuara për investime deri në 100 mijë euro për kompani. Pjesa më e madhe e fondit është e përqendruar për startupet në fazat fillestare dhe në ato në rritje deri në 3 milionë euro për kompani. Këto investime kanë për qëllim të shtyjnë përpara zgjerimet ndërkombëtare të bizneseve dhe rritjen e kompanive më të mira në teknologji, të cilat janë në gjendje të dëshmojnë që kanë potencial për t’u ‘bërë të suksesshme’.

/Telegrafi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0