Sot Pashkët Katolike, uron Businessmag! - Business Magazine Albania

Sot Pashkët Katolike, uron Businessmag!

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Festa e Pashkëve katolike që shënon ditën e ringjalljes së Jezu Krishtit, është një festë e lëvizshme, që do të thotë se nuk ndodh në të njëjtën datë çdo vit. Pashkët llogaritet në bazë të fazave të hënës dhe ardhjes së pranverës.

Kur filluan festimet e Pashkëve?

Krishterët e hershëm filluan ta festojnë këtë festë që kur ndodhi ringjallja e Krishtit, këshilli i Nikesë vendosi të festohej një të diel, por jo një datë fikse.

Çfarë do të thotë Pashkë?

Origjina e fjalës Pashkë nuk është e sigurt. Emri mendohet të ketë ardhur nga perëndesha gjermane Eastre që do të thotë pranverë dhe pjellori. Një mundësi tjetër është Eosteri norvegjez që do të thotë “sezoni i lindjes së re”. Fjala lindore vjen nga e njëjta rrënjë. East nga anglishtja është lindje.

Origjina dhe historia e lepurit të Pashkëve.

Nëse jeni katolik, gjëja e parë që ju vjen në mendjë kur përmendim Pashkët është kryqi i Krishtit, por nëse jeni publik i gjerë menjëherë ju vjen në mendje lepuri që ka shpërndarë vezët për pashkë. Ka disa arsye pse lepuri është pjesë e Pashkëve. Më e dukshmja është simboli i pjellorisë. Pashkët vijnë gjatë pranverës dhe kanë domethënien e një jete të re dhe lepuri është një kafshë që sjell shumë pasardhës. Lepuri është gjithashtu një simbol i hënës. Dita e Pashkëve varet nga hëna. Kjo mund të jetë një arsye pse lepujt janë përfshirë në festë.

Pse kemi vezë për Pashkë?

Pranë lepurit të pashkëve simbol i njohur janë edhe vezët. Veza ka historinë e saj sikur dhe elementët e tjerë të festës së Pashkëve. Kulturat e lashta i shihnin vezët si simbol i jetës. Burime të tjera thonë se në vende të ndryshme si Egjipti, Pesri, Greqi, Romë i hanin vezët e lyera me bojë. Vezët e lyera me të kuqe simbolizojnë gjakun e Krishtit dhe kujtesën e tij.

Nga të gjithë simbolet e Pashkëve, qengji ndoshta është më simbolizuesi nga krishterët. Përveç faktit se qengjat janë kafshë të lindura në pranverë, nuk ka lidhje të forta me traditën pagane. Qengji e ka origjinën nga Pashka Judeni, ku secila familje flijoi një qengj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0