Sot nis “HardhFest” për “kokërr t’qefit” - Business Magazine Albania

Sot nis “HardhFest” për “kokërr t’qefit”


Po ashtu, është bërë edhe hapi i parë drejt ndërkombëtarizimit, ku do të performojnë rock grupe dhe DJ, gjysma e të cilëve janë ndërkombëtarë.

Sipas organizatorëve, ky do të jetë edicioni me fluksin më të madh të njerëzve, sidomos turistëve nga mbarë bota që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në HardhFest.

HardhCamp ku do të jenë të vendosura tendat tashmë janë rezervuar, 95 % prej të cilave janë të rezervuar nga ndërkombëtarët.

Edhe aspektet e tjera të organizimit, aktivitetet në qytet si dhe ambienti kryesor spektakolar i quajtur “Konak” pranë Stone Castle, është në përfundim të punimeve, ku edhe është ngritur skena e madhe ku do të mbahen performancat e artistëve dhe ku veraritë dhe vreshtarët do të mund t’i promovojnë produktet e tyre, krahas ambientit piktoresk në Rahovec.

“Përgatitjet janë në fazën finale dhe gjithçka është e planifikuar dhe e organizuar në detaje. Falëndroj Stone Castle që është partner gjeneral i pakontestueshëm në këtë edicion që do të jetë i përmasave të mëdha. Rahoveci ka një traditë të mikpritjes, andaj ju presim të gjithë për kokërr t’qefit në Rahovec më 2, 3 dhe 4 shtator”, u shpreh Emrullah Spahiu, kryesuesi i këshillit organizativ të Hardh Fest.

Agjenda e aktiviteteve është mjaft e ngjeshur për HardhFest, teksa të gjitha detajet mund të gjenden në faqen zyrtare në Facebook dhe në www.HardhFest.com.

Sofie Kastrioti do të performojë para adresimeve zyrtare, ku pasardhësja e Skënderbeut pritet t’i tregojë afinitetet e saj artistike para zyrtarëve institucionalë dhe mysafirëve të ftuar nga e gjithë bota.

Në natën e parë pritet të performojë Elita 5, bashkë me grupe e DJ të tjetër vendor e ndërkombëtar, teksa në natën e dytë më 3 shtator do të performojë Troja, i pari grup rock si edhe DJ dhe të tjerë artistë.

Burimi: telegrafi.com 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0