Ndërkombëtarisht e njohur si një platformë e fuqishme për gratë dhe vajzat sipërmarrëse, Women Startup Competition është në kërkim të startup-eve inovative të drejtuara nga gra dhe vajza, të cilat dëshirojnë të ndërtojnë dhe zhvillojnë biznese të suksesshme. Ky kompeticion vjen me një shans të jashtëzakonshëm për të ndihmuar dhe nxitur gra dhe vajza të çelin rrugën e tyre në botën e sipërmarrjes. Për të qenë pjesë e kësaj mundësie të jashtëzakonshme, është e rëndësishme të dini se data 10 tetor është data e fundit për aplikimet.
Një network ju pret në finale. Tre finalistët do të mbështeten me zhvillimin e mëtejshëm të startupit të tyre, ndërsa startup-i fitues konkuron në dhjetor në finalen ndërkombëtare të Women Startup Competition.
Vitin e kaluar u bënë pjesë e programin 30 startupe, drejtuar nga vajza shqiptare në vend dhe shtete të tjera si Italia dhe Austria.
Startupi fitues, i cili mori pjesë në finalen ndërkombëtare të WSC ishte Praktika.al, me drejtuese Albina Bardhi.
Ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e programit të vetëm ndërkombëtar dedikuar grave dhe vajzave, që zhvillohet në Shqipëri.
Kush është WSC?
Women Startup Competition është një kompeticion i përvitshëm në botë i startupeve të drejtuara nga gratë. Ai është themeluar për t’u dhënë mundësi grave sipërmarrëse dhe skuadrave të tyre, në mënyrë që të takojnë investitorë, të marrin mbështetje dhe këshilla për të arritur qëllimet e tyre të biznesit. Kompeticioni synon të rrisë raportin aktual shumë të ulët të grave në biznes krahasuar me burrat.
Women Startup Competition lindi në vitin 2012, në Budapest, Hungari. Që atëherë, lëvizja ka lulëzuar dhe është rritur vazhdimisht, duke tërhequr gratë sipërmarrëse krijuese, të cilat, përmes programit, janë përshpejtuar në autostradën e biznesit. WSC është i pranishëm në 12 vende europiane, duke ofruar gjithashtu një seri trajnimesh dhe konkursesh.
Qëllimi i Women Startup Competition është të rrisë praninë e grave në biznes dhe për ta bërë këtë, WSC ofron trajnime dhe mundësi për startup-e, për të realizuar ëndrrat e tyre dhe për t’i inkurajuar ato të bëjnë atë që duan. Seria e konkurseve të WSC rrit numrin e ndërmarrjeve inovative, ku shumica e themeluesve janë gra. WSC punon të përmirësojmë njohuritë e grave sipërmarrëse, t’i inkurajojë dhe t’i ndihmojmë ato, si dhe t’i lidhë ato me qendrat kryesore të inovacionit të korporatave, investitorët sipërmarrës, investitorët engjëj dhe partnerë të tjerë të mundshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.